Pacienti i lindur në vitin 1978, i cili u pranua në Spitalin e Gjilanit pasi ishte plagosur me armë zjarri, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Sipas mjekëve, gjendja e tij mbetet e rëndë, por stabile.
Të lidhura
None found
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, bëri të ditur se pas përfundimit të ekzaminimeve mjekësore, i plagosuri u dërgua për trajtim në sallën e operacionit.
Në kujdesin ndaj tij morën pjesë ekipet kujdestare të kirurgjisë abdominale, urologjisë dhe anestezionit.
“Është përfunduar ndërhyrja kirurgjike, gjendja e pacientit e rëndë, por stabile. Vazhdon trajtimin në MIQ”, njoftoi Syla.
Ngjarja ndodhi të premten në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ku dy persona, një burrë dhe një grua rreth 30-vjeçarë, dyshohet se u vranë me armë zjarri. Nga incidenti mbeti i plagosur edhe një person tjetër.







