A shihet kjo gjë diku në botë?!” Lorenc Jemini kritikon Ilir Dajën: Është i llastuar, ndëshkohet për protestat, por vazhdon sërish

Ish-arbitri dhe analisti sportiv Lorenc Jemini ka kritikuar ashpër trajnerin e Dinamos, Ilir Daja, për sjelljen e tij gjatë këtij sezoni. Në emisionin “Procesi Sportiv”, Jemini foli si për lojtarët që ka në dispozicion Daja, ashtu edhe për veprimet për të cilat tekniku është ndëshkuar dhe pezulluar disa herë.

Sipas Jeminit, situata e Dajës mund të merret si rast studimor, pasi nuk i duket normale që një trajner të marrë dënime në 7-8 nga 12 javët e kampionatit. Ai e cilësoi Dajën “të llastuar” dhe vuri në dyshim ankesat e tij për mungesë lojtarësh, duke thënë se kontingjenti i skuadrës nuk ka ndryshuar.

Të lidhura

None found

Dinamo po kalon një moment të vështirë dhe nuk ka fituar në shtatë ndeshjet e fundit radhazi. Pas humbjes së fundit me Elbasanin, presidenti Ardian Bardhi reagoi ashpër, duke kërkuar që skuadra të reflektojë menjëherë. Në të kundërt, paralajmëroi gjoba dhe masa ndëshkuese.

DEKLARATA E LORENC JEMINIT NË EMISION:

“Dinamo është një rast për studim në kampionatin shqiptar. Kjo ka qenë një nga ndeshjet më të mira të saj. Në pjesën e parë mund të kishte shënuar tri gola dhe të shkonte në 3-0. Por dua të them se klubi ka 36 lojtarë me kontratë, ndërsa thuhet se nuk ka futbollistë për të bërë zëvendësime.

Këtë javë, katër futbollistë të ekipit të parë kanë luajtur në kategorinë e tretë. Bëhet fjalë për lojtarë të ekipit të parë, të cilët nuk janë as të dëmtuar dhe as të pezulluar. Nuk po përmend emra.

Dhe një tjetër gjë: a keni parë ndonjë vend në botë ku, në 12 javë kampionat, një trajner dënohet në 7-8 prej tyre? A ndodh kjo? Pse ndodh? Po jua them unë: sepse trajneri Daja është jashtë mase i llastuar. Nuk mundet që një trajner profesionist, pasi dënohet një herë e dy herë, të dalë sërish e të protestojë ndaj arbitrave. Pastaj dënohet edhe pesë javë. Kush ia tërhoqi veshin? Ti nuk mund të protestosh te arbitri; atë çështje e zgjidh unë, apo instancat që kanë përgjegjësi për ta trajtuar. Nuk duhet të futesh në fushë. Ai futet çdo tri ndeshje.”


Shtuar më 24.11.2026 15:49

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetqueenbetForum zamparalargrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetPadişahbetstarzbetGrandpashabetjojobetjojobetjojobet