De Jong për konkurrencën me Rodrin: Pozita ime nuk është në rrezik

Frenkie de Jong ka mohuar se ardhja e Rodrit në Barcelonë e ka vënë në dyshim vendin e tij në formacion. Mesfushori holandez tha se mungesa e fundit ishte pasojë e një lëndimi dhe se tashmë është rikthyer në gjendje shumë të mirë.

Me transferimin e fituesit të Topit të Artë, Barcelona ka shtuar alternativat në rolin e mesfushorit defensiv, pozicion ku De Jong ka luajtur prej kohësh. Megjithatë, 29-vjeçari nuk e sheh afrimin e spanjollit si kërcënim për të ardhmen e tij në ekipin titullar.

Të lidhura

None found

Në konferencën për shtyp para përballjes së së mërkurës me Sabahut në Ligën e Kampionëve, ai u shpreh: “A është kërcënuar pozita ime në ekip me ardhjen e Rodrit? Jo, unë u lëndova, ndërsa tani jam rikthyer dhe ndihem në formë shumë të mirë”.

De Jong pranoi se te një klub si Barcelona konkurrenca për një vend në skuadër është e zakonshme, por shprehu besim në paraqitjet dhe aftësitë e tij. “Do të shohim se si do të shkojnë gjërat, por ndihem në formë të shkëlqyer dhe kam shumë besim te vetja. Mendoj se për momentin po luaj mirë”.

Ai tha se preferon të luajë në qendër të mesfushës, por është i gatshëm të përshtatet me atë që kërkon skuadra e Hansi Flickut. “Kur je te Barcelona, duhet ta dëshmosh vlerën tënde. Ndihem më mirë në mes të fushës, por gjithmonë do të luaj edhe në pozita të tjera nëse skuadra ka nevojë për mua”.

Mesfushori tregoi se ka provuar edhe rolin e qendërmbrojtësit në stërvitje dhe se trajneri e kishte vendosur në atë pozicion në ndeshjen ndaj Alavesit. “Kam luajtur si qendërmbrojtës në një seancë stërvitore dhe kundër Alavesit ai mendoi se kishte nevojë për mua në atë pozitë”, përfundoi De Jong.


Shtuar më 24.11.2026 17:32

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetultrabet girişgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetqueenbetForum zamparalargrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetPadişahbetstarzbetGrandpashabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet giriş