Rey Manaj nuk është më në Sivasspor, sipas raportimeve të fundit nga mediat turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare raportohet se është larguar nga Turqia, duke udhëtuar jashtë vendit përmes Kayserit.

Të lidhura
None found
Shkak për këtë largim është bërë paga e tij, e cila nuk është derdhur në llogari. Pagesa duhej të kryhej që dje, por mosrealizimi i saj e ka shtyrë Manajn të largohet menjëherë nga qyteti i Sivassit.
Ky zhvillim vjen në një periudhë të vështirë për Sivasspor, klub që prej kohësh përballet me probleme financiare. Ende nuk dihet se cili do të jetë hapi i radhës për sulmuesin lushnjar, i cili vetëm pak ditë më parë ndryshoi edhe agjent, duke ia besuar përfaqësimin Fali Ramadanit.






