Raporti i ri i Parlamentit Evropian ngre kritika të forta për Maqedoninë e Veriut

Parlamenti Evropian ka aprovuar raportin e fundit për Maqedoninë e Veriut, ku evidentohen disa mangësi të rënda që, sipas eurodeputetëve, vijojnë të frenojnë rrugën e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Sipas dokumentit, përparimi në fushat kyçe mbetet i pamjaftueshëm, me theks të veçantë te sundimi i ligjit, lufta ndaj korrupsionit dhe garantimi i pavarësisë së gjyqësorit. Eurodeputetët ngrenë shqetësime për ndërhyrje politike në drejtësi, mangësi strukturore në institucionet gjyqësore dhe mungesë rezultatesh konkrete në trajtimin e rasteve të korrupsionit në nivelet e larta.

Të lidhura

None found

Ndër kritikat më të forta në raport janë edhe ndryshimet në Kodin Penal, për të cilat thuhet se kanë zbutur dënimet dhe kanë shkurtuar afatet e parashkrimit për veprat korruptive. Sipas raportit, kjo ka krijuar perceptimin e pandëshkueshmërisë për zyrtarët e lartë dhe ka cenuar besimin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë.

Dokumenti ndalet edhe te shqetësimet për përpjekje të bashkërenduara në manipulimin e opinionit publik, si edhe përhapjen e narrativave kundër orientimit evropian. Po ashtu, në raport përmenden ndikimet e huaja në hapësirën mediatike, ndërsa vihet në dukje rritja e ndikimit nga Serbia, Kina dhe Rusia, të cilat, sipas eurodeputetëve, mund të kenë efekt negativ në kursin evropian të vendit.

Vërejtje ka edhe për gjendjen e të drejtave të njeriut. Raporti thekson se nevojitet mbrojtje më e madhe për personat me aftësi të kufizuara dhe për komunitetin LGBTQ+, si edhe masa më efikase për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin.

Në pjesën që lidhet me mjedisin jetësor, raporti vlerëson se ecuria mbetet e kufizuar, ndërsa ndotja e ajrit vazhdon të renditet mes problemeve më të mëdha në vend. Eurodeputetët kërkojnë ndërhyrje urgjente për rritjen e cilësisë së ajrit dhe ujit, si dhe më shumë investime në infrastrukturën komunale.

Lidhur me integrimin evropian, Parlamenti Evropian e përsërit thirrjen për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, por njëkohësisht thekson se çështjet bilaterale nuk duhet të shërbejnë si pengesë për procesin e anëtarësimit. Në raport theksohet se identiteti, gjuha dhe kultura e popullit maqedonas nuk duhet të vihen në dyshim dhe se anëtarësimi duhet të mbështetet te meritat dhe përmbushja e kritereve evropiane.

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, vlerëson se, edhe pse janë bërë disa hapa pozitivë, përparimi në reformat thelbësore mbetet i pamjaftueshëm për shkak të mungesës së vazhdueshme të vullnetit politik dhe të kapaciteteve institucionale.(INA)


Shtuar 18.06.2026 14:34

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobet