Kalkulator · Taksat 2027
Kalkulatori i taksës së automjeteve 2027
Sa do të paguash për taksën vjetore të makinës nga 1 janari 2027? Llogarit taksën sipas projektligjit të ri dhe krahasoje me sa paguan sot.
Projektligj i propozuar nga Këshilli i Ministrave, tetor 2026. Shifrat mund të ndryshojnë gjatë miratimit në Kuvend.
Përditësuar më
Sa paguan në 2027
— lekë në vit
Si u llogarit
E mbulon kursimi te karburanti?
Projektligji heq taksën e qarkullimit prej 27 lekë për çdo litër benzinë ose naftë. Me TVSH-në bën deri në 32,4 lekë për litër, nëse ulja kalon e plotë në çmimin e pompës.
Çfarë ndryshon nga 1 janari 2027
- Tarifat dyfishohen. Nafta nga 12,5 në 25 lekë për cm³ dhe benzina nga 10 në 20 lekë. Mbi 2 000 cm³ shtohet edhe 1 lek. Gazi merr tarifë më vete, njësoj si benzina.
- Paguajnë edhe mjetet e reja. Sot mjetet deri 3 vjeç nuk e paguajnë këtë taksë. Tabela e re nis nga viti i parë.
- Koeficientë të rinj vjetërsie, deri në 30 vjet. Pas vitit të 30-të koeficienti rritet me 0,02 në vit.
- Elektriket paguajnë taksë fikse: 15 000 lekë në vit, ose 1 000 lekë për motomjetet elektrike. Sot nuk paguajnë.
- Rimorkiot paguajnë 1 lek për kg deri në 50 000 kg, dhe 60 000 lekë mbi këtë peshë.
- Makinat luksoze paguajnë 40 000 lekë në vit, nga 21 000 lekë sot, mbi taksën vjetore.
- Hiqet taksa e qarkullimit prej 27 lekë për litër benzinë dhe naftë.
Taksa vlen 365 ditë dhe paguhet te DPSHTRR para kontrollit teknik vjetor. Kush nuk e paguan brenda 10 ditëve nga skadimi, paguan gjobë sipas ligjit për procedurat tatimore.
Si llogaritet
Cilindrata (cm³) × koeficienti i vjetërsisë × tarifa e karburantit
Mosha e mjetit është 2027 minus viti i prodhimit. Koeficienti merret nga tabela e grupit: grupi I për autoveturat, ATP-të dhe motomjetet, grupi II për kamionët, furgonët dhe mjetet e tjera, grupi III për autobusët.
| Karburanti | Sot | Nga 2027 | ||
|---|---|---|---|---|
| deri 2 000 cm³ | mbi 2 000 cm³ | autobus | ||
| Naftë | 12,5 | 25 | 26 | 25 |
| Benzinë | 10 | 20 | 21 | 20 |
| Gaz | — | 20 | 21 | 20 |
Koeficientët e vjetërsisë sipas projektligjit
| Mosha | Grupi Iautoveturë, ATP, motomjet | Grupi IIkamion, furgon, të tjera | Grupi IIIautobus |
|---|---|---|---|
| 1 | 0,15 | 0,15 | 0,04 |
| 2 | 0,16 | 0,17 | 0,05 |
| 3 | 0,17 | 0,19 | 0,06 |
| 4 | 0,18 | 0,21 | 0,07 |
| 5 | 0,19 | 0,23 | 0,08 |
| 6 | 0,2 | 0,25 | 0,09 |
| 7 | 0,21 | 0,27 | 0,1 |
| 8 | 0,22 | 0,29 | 0,11 |
| 9 | 0,23 | 0,31 | 0,12 |
| 10 | 0,24 | 0,33 | 0,13 |
| 11 | 0,28 | 0,38 | 0,15 |
| 12 | 0,32 | 0,4 | 0,16 |
| 13 | 0,36 | 0,42 | 0,17 |
| 14 | 0,4 | 0,44 | 0,18 |
| 15 | 0,44 | 0,46 | 0,21 |
| 16 | 0,48 | 0,48 | 0,24 |
| 17 | 0,52 | 0,5 | 0,27 |
| 18 | 0,56 | 0,52 | 0,3 |
| 19 | 0,6 | 0,54 | 0,33 |
| 20 | 0,64 | 0,56 | 0,36 |
| 21 | 0,68 | 0,58 | 0,39 |
| 22 | 0,7 | 0,6 | 0,41 |
| 23 | 0,72 | 0,62 | 0,43 |
| 24 | 0,74 | 0,64 | 0,45 |
| 25 | 0,78 | 0,67 | 0,48 |
| 26 | 0,82 | 0,7 | 0,51 |
| 27 | 0,86 | 0,73 | 0,54 |
| 28 | 0,9 | 0,76 | 0,57 |
| 29 | 0,94 | 0,79 | 0,6 |
| 30 | 0,98 | 0,82 | 0,63 |
Pas vitit të 30-të, të gjitha grupet rriten me 0,02 për çdo vit.
Koeficientët e vjetërsisë sipas ligjit në fuqi
| Mosha | Grupi Iautoveturë, ATP, motomjet | Grupi IIkamion, furgon, të tjera | Grupi IIIautobus |
|---|---|---|---|
| 1 | 0 | 0 | 0 |
| 2 | 0 | 0 | 0 |
| 3 | 0 | 0 | 0 |
| 4 | 0,18 | 0,2 | 0,07 |
| 5 | 0,19 | 0,22 | 0,08 |
| 6 | 0,2 | 0,24 | 0,09 |
| 7 | 0,21 | 0,26 | 0,1 |
| 8 | 0,22 | 0,28 | 0,11 |
| 9 | 0,23 | 0,3 | 0,12 |
| 10 | 0,24 | 0,32 | 0,13 |
| 11 | 0,28 | 0,34 | 0,14 |
| 12 | 0,32 | 0,36 | 0,15 |
| 13 | 0,36 | 0,38 | 0,16 |
| 14 | 0,4 | 0,4 | 0,17 |
| 15 | 0,44 | 0,42 | 0,2 |
| 16 | 0,48 | 0,44 | 0,23 |
| 17 | 0,52 | 0,46 | 0,26 |
| 18 | 0,56 | 0,48 | 0,29 |
| 19 | 0,6 | 0,5 | 0,32 |
| 20 | 0,64 | 0,52 | 0,35 |
| 21 | 0,68 | 0,54 | 0,38 |
| 22 | 0,7 | 0,56 | 0,4 |
| 23 | 0,72 | 0,58 | 0,42 |
| 24 | 0,74 | 0,6 | 0,44 |
Pas vitit të 24-t koeficienti rritet me 0,04 në vit për grupin I dhe me 0,03 për autobusët. Për grupin II ligji shkruan „0,0”; kalkulatori e zbaton ashtu siç është shkruar.
Çfarë nuk përfshin kalkulatori
Gjobat për vonesë, kontrollin teknik, sigurimin dhe tarifat e tjera të DPSHTRR. As përjashtimet që ligji i jep disa mjeteve, si autoveturat e personave me aftësi të kufizuara (deri 4+1 vende dhe 2 500 cm³), makinat bujqësore ose mjetet e ambasadave. Projektligji nuk i ndryshon këto përjashtime. Për hibridet nuk ka rregull të veçantë: llogariten sipas karburantit dhe cilindratës.
Shifrat janë orientuese. Shuma që paguan e cakton DPSHTRR.
Pyetje të shpeshta
Sa do të jetë taksa vjetore e makinës në 2027?
Llogaritet me formulën cilindrata × koeficienti i vjetërsisë × tarifa e karburantit. Tarifa bëhet 25 lekë për cm³ për naftën dhe 20 lekë për benzinën dhe gazin, 26 dhe 21 lekë mbi 2 000 cm³. Për shembull, një makinë me naftë 2 000 cm³ e prodhuar në 2012 paguan 22 000 lekë në vit, nga 11 000 lekë sot.
Sa taksë do të paguajnë makinat elektrike?
15 000 lekë në vit, pavarësisht nga viti i prodhimit. Motomjetet elektrike paguajnë 1 000 lekë. Sot mjetet elektrike nuk e paguajnë këtë taksë.
A paguajnë taksë edhe makinat e reja?
Po. Sot mjetet deri në 3 vjeç nuk e paguajnë taksën vjetore, por projektligji e heq këtë përjashtim. Në vitin e parë koeficienti i vjetërsisë është 0,15.
Cila makinë quhet luksoze dhe sa paguan?
Autovetura deri në 6+1 vende me cilindratë 3 000 cm³ e lart, ose me vlerë 5 000 000 lekë e lart në regjistrat e DPSHTRR. Taksa vjetore e makinave luksoze bëhet 40 000 lekë, nga 21 000 lekë sot, mbi taksën vjetore të mjetit.
A do të ulet çmimi i naftës dhe benzinës?
Projektligji heq taksën e qarkullimit prej 27 lekë për litër benzinë dhe naftë. Me TVSH-në kjo bën deri në 32,4 lekë për litër, nëse ulja kalon e plotë në çmimin e pompës.
Kur hyn në fuqi taksa e re?
Projektligji parashikon që ndryshimet të zbatohen nga 1 janari 2027. Më parë duhet të miratohet nga Kuvendi, dhe shifrat mund të ndryshojnë gjatë miratimit.
Ku dhe kur paguhet taksa?
Te DPSHTRR, para kontrollit teknik vjetor të mjetit. Taksa vlen 365 ditë. Kush nuk e paguan brenda 10 ditëve nga skadimi, paguan gjobë sipas ligjit për procedurat tatimore.







