Në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup ka rënë zjarr, duke shkaktuar panik te pacientët dhe stafi mjekësor.
Sipas ekipeve të zjarrfikësve, flakët kishin përfshirë disa karroca për persona me aftësi të kufizuara që ndodheshin në ballkonin e Repartit të Ortopedisë.
Të lidhura
None found
Zjarrfikësit arritën ta shuanin zjarrin, ndërsa një numër pacientësh u zhvendosën nga reparti për arsye sigurie.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi incidentin.








