Dimitrievski: ZNAM iu bashkua qeverisë që maqedonasit të mos trajtohen si qytetarë të dorës së dytë

Maksim Dimitrievski, kryetar i Lëvizjes ZNAM, sqaroi se hyrja e kësaj force në koalicionin qeveritar u udhëhoq nga synimi për të shmangur përsëritjen e zhvillimeve politike negative të së kaluarës dhe për të garantuar mbrojtje më të fortë të interesave kombëtare maqedonase.

“ZNAM hyri në këtë koalicion që të mos shihnim përsëritje të asaj që ndodhi në të kaluarën. Motivet tona për të hyrë në qeveri ishin që maqedonasit të mos ndiheshin më si qytetarë të dorës së dytë në vendin e tyre”, deklaroi Dimitrievski në “Telma”.

Të lidhura

None found

Ai bëri të ditur se ZNAM nuk ka firmosur marrëveshje formale koalicioni me OBRM-PDUKM dhe koalicionin VLEN, por theksoi se pas zgjedhjeve parlamentare është arritur dakordësi për një program të përbashkët qeveritar, ku përfshihen prioritetet programore dhe angazhimet e Lëvizjes ZNAM.

Sipas Dimitrievskit, ministrat e ZNAM, Goran Minçev dhe Igor Filkov, janë duke e zbatuar në mënyrë konsekuente programin e qeverisë, në harmoni me prioritetet e Axhendës së Reformave.

Duke folur për rezultatet e arritura, ai rikujtoi edhe vlerësimet e Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë vizitës së tij në Maqedoni, kur u vu në pah përparimi në administratën publike dhe në sundimin e ligjit, fusha që drejtohen nga kuadro të ZNAM.

Në mesin e çështjeve politike që ai i cilësoi si më të rëndësishmet në periudhën e fundit, Dimitrievski veçoi qëndrimin për paprekshmërinë e Kushtetutës në kushte të lëshimeve të reja, duke rikonfirmuar edhe një herë konceptin e ndryshimeve kushtetuese me kusht, propozim që, siç tha, e mbështet prej disa vitesh.

“Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Koncepti i ndryshimeve kushtetuese me kusht është një zgjidhje që mbron interesat kombëtare dhe ofron garanci të qarta për shtetin dhe qytetarët”, theksoi kryetari i ZNAM-it.


Shtuar 18.06.2026 14:33

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobet