Tërmet apokaliptik në kufirin Turqi-Siri, mijëra të vdekur dhe të plagosur, Shqipëria dërgon ekip shpëtimi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 të shkallës Riher ka goditur Turqinë jugore në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lëkundjet nga tërmeti, një nga më të fuqishmit që kanë goditur rajonin në më shumë se 100 vjet, janë ndjerë deri në Izrael.

Helmetat e Bardha, të njohura gjithashtu si Mbrojtja Civile Siriane, e shpallën të hënën veriperëndimin e vendit si një “zonë fatkeqësie” pas tërmetit të fuqishëm.

Grupi tha se qindra njerëz janë plagosur dhe bllokuar nën rrënoja dhe dhjetëra kanë vdekur.

Ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

22:59- Tragjedia, shkon në mbi 3500 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Është rritur bilanci i viktimave pas tërmetit tragjik që goditi Turqinë juglindore dhe veriun e Sirisë mëngjesin e së hënës.

Media ndërkombëtare raortojnë se numri otal i viktimave deri në këto momente ka shkuar në 3554.

Nga totali, 2,316 e personave që kanë humbur jetën janë në Turqi. Ndërkohë, rreth 700 vdiqën në Sirinë e kontrolluar nga rebelët dhe 538 në Sirinë e kontrolluar nga qeveria.

Shërbimet e emergjencave raportuan se 7,340 njerëz ishin shpëtuar deri më tani. Ndërkohë në Siri deri më tani janë raportuar 1,293 viktima, sipas shifrave nga qeveria e Damaskut dhe punonjësit e shpëtimit në rajonin veriperëndimor të kontrolluar nga kryengritësit, citojnë mediat e huaja.

Më shumë se 25,000 njerëz, përfshirë ushtarë turq, po kryejnë aktualisht operacione kërkimi dhe shpëtimi në rajonet e prekura.

22:50- I mbijetuari i tërmetit akuzon qeverinë turke: Pritëm gjithë ditën dhe nuk na dërguan ndihmë

Një i mbijetuar nga tërmeti në Turqi ka akuzuar qeverinë se nuk i ka ndihmuar gjatë gjithë ditës, pasi lëkundjet vdekjeprurëse tronditën vendin.

Mustafa Kara Ali ka treguar për Sky News se ishte në gjumë të thellë me gruan e tij në shtëpinë e tyre në qendër të Gaziantepit në Turqi kur tërmeti ra në orët e hershme të mëngjesit.

Nga një strehë shpëtimi, ai tregoi për dëshpërimin e tij për të nxjerrë dy vajzat e tyre jashtë, ndërsa njerëzit vraponin duke bërtitur për siguri.

“Moti e bënte gjithçka më të vështirë, binte borë, erë dhe shi. Mijëra njerëz ishin mbledhur në park gjatë gjithë ditës, pa batanije, ujë apo strehë. Pritëm gjithë ditën dhe nuk pati ndihmë nga qeveria”, tha ai.

Ali punon për një organizatë bamirëse për fëmijë të quajtur Kids Rainboë, e cila ofron arsim për refugjatët sirianë. Të gjithë fëmijët dhe vullnetarët e tyre janë të sigurt dhe shumë prej tyre tani janë në një strehë me familjet e tyre.

Rreth 600 njerëz, duke përfshirë 120 fëmijë, janë duke pritur me dëshpërim për ushqim, ujë dhe për të zbuluar nëse ndonjë prej tyre do të jetë në gjendje të kthehet në shtëpitë e tyre.

22:20- Trupa të pajetë në tokë dhe godina të rrënuara, pamjet drithëruese nga tërmeti në Turqi (VIDEO)

Numri i viktimave nga tërmeti që tronditi Turqinë dhe Sirinë i ka tejkaluar 3 mijë.

Nga ana e Turqisë 2,316 njerëz janë vrarë dhe 13,293 janë plagosur në tërmetet e së hënës Shërbimet e urgjencës thanë se 7,340 njerëz janë shpëtuar deri më tani.

Ndërkohë, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, duket shkalla e rëndë e tragjedisë.

Trupa të pajetë të shtrirë në tokë, njerëz në panik dhe godina të rrënuara. Kjo është pamja e katastrofës nga ana e Turqisë, ndërkohë që në Siri ekipet e shpëtimit luftojnë kundër kushteve që kanë për të nxjerrë të gjallë nga rrënojat sa më shumë njerëz.

20:59- Momenti prekës pas tërmetit, gruaja siriane sjell në jetë fëmijën nën rrënoja dhe më pas ndërron jetë (VIDEO)

Tërmeti apokaliptik që goditi mëngjesin e së hënës juglindjen e Turqisë dhe Veriun e sirisë ka shkaktuar deri tani më shumë se 3 mijë viktima, mijëra të plagosur dhe disa qytete të rrafshuara.

Video e qarkulluara nga mometi i nxjerrjes së viktimave nga rrënojat apo i shpëtimit të jetëve kanë qemë mjaft prekëse.

Por një nga më përlotëset ka qenë ajo e publikuara nga një gazetar, i cili tregon momentin kur një burrë nxjerr nga rrënojat një foshnje të sapoardhur në jetë, ndërkohë që nëna e tij nuk ia del dot mbanë dhe ndërron jetë.

19:31- Tërmeti shkatërrues në Turqi, ish-futbollisti i Chelsea mbetet i bllokuar nën rrënoja

Federata e Futbollit të Ganës u ka kërkuar tifozëve që të luten për ish-sulmuesin e Chelsea dhe Newcastle, Christian Atsu, i cili thuhet se është bllokuar nën rrënojat e tërmetit shkatërrues në Turqi.

Si Atsu, 31 vjeç dhe drejtori i tij sportiv i Hatayspor, Taner Savut, mbetën nën rrënoja pas tërmetit, njoftoi prezantuesi turk i sportit Yagız Sabuncuoglu.

Hatayspor është klubi kryesor në Hatay, një nga qytetet e prekura nga tërmetet që kanë vrarë të paktën 2600 njerëz në Turqi dhe Siri.

Federata e Futbollit të Ganës tha në një postim në Twitter: “Ne lutemi për Christian Atsu futbollist nga Gana dhe viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.

Ne vazhdojmë me përpjekjet tona për të vendosur kontakte me zyrtarët e Hataysporit dhe Federatës Turke të Futbollit, duke pasur parasysh situatën e vështirë”.

19:17- Turqia shpall një javë zi kombëtare pas tërmetit tragjik, rritet sërish numri i viktimave

Turqia do të mbajë shtatë ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit të së hënës, ka bërë me dije presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Shtatë ditë është shpallur zie kombëtare. Flamuri ynë do të ngrihet në gjysmështizë deri në perëndim të diellit të dielën, më 12 shkurt 2023, në të gjitha zyrat tona përfaqësuese kombëtare dhe të huaja”, tha Erdogan në një postim në Twitter.

Ndërkohë, numri i të vrarëve në Turqi dhe Siri është rritur sërish në momentet e fundit.

Numri total i konfirmuar i viktimave është tani 2619. Nga këto, 1,651 viktima  ishin në Turqi.

Autoritetet në Sirinë e kontrolluar nga qeveria regjistruan 538 vdekje, ndërsa 430 u konfirmuan në pjesët e kontrolluara nga opozita të Sirisë.

19:05- Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Siri

Numri i të vdekurve në Siri pas tërmetit të së hënës është rritur në 968, sipas qeverisë dhe grupeve të shpëtimit.

Tërmeti vrau të paktën 538 njerëz dhe la të paktën 1,353 të tjerë të plagosur në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë, duke përfshirë provincat e Aleppo, Hama, Latakia dhe Tartus, tha ministria e shëndetësisë.

Në pjesët e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim të vendit, të paktën 430 njerëz u vranë dhe më shumë se 1,050 u plagosën, tha grupi i shpëtimit të Helmetave të Bardha, duke paralajmëruar se numri mund të rritet.

18:50- Tërmeti vdekjeprurës, Turqia shtyn të gjitha ndeshjet e futbollit

Federata turke e futbollit ka shtyrë të gjitha ndeshjet e klubeve në vend pas tërmetit vdekjeprurës.

“Të gjitha garat e planifikuara janë shtyrë për një datë të mëvonshme”, shkroi Federata Turke e Futbollit (TFF).

“I urojmë mëshirën e Zotit qytetarëve tanë që humbën jetën në tërmetin që futi në zi vendin tonë, ngushëllimet tona për familjet e tyre, të afërmit dhe kombin tonë dhe shërim të shpejtë për të plagosurit tanë”, thuhet në postimin e TFF-së.

Tre ndeshje të ligës ishin planifikuar për të hënën, duke përfshirë vendin e dytë Fenerbahce në shtëpi ndaj Konyaspor. Ndeshjet e radhës janë caktuar për të premten.

18:27- “Paqe” mes Mitsotakis dhe Erdogan, Greqia i ofron ndihmë Turqisë pas tërmetit shkatërrues

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, pas tërmetit vdekjeprurës në Turqi. Gjatë komunikimit, kryeministri grek shprehu pikëllimin e tij për tërmetin shkatërrues në Turqi dhe i përcolli Erdoganit mbështetjen dhe ngushëllimet e qeverisë dhe popullit grek për humbjen e jetëve njerëzore.

Telefonata filloi në orën 17:00 dhe ka zgjatur rreth 10 minuta duke përfshirë edhe përkthimet.

“Kryeministri ritheksoi gatishmërinë e Greqisë për të ndihmuar menjëherë Turqinë në çdo mënyrë dhe përtej ekipit që tashmë është nisur për në rajon në trajtimin e pasojave të tërmetit shkatërrues”, ka bërë me dije Erdogan, duke shprehur falenderimet për ndihmë  e menjëhershme.

Greqia nisi prej 21 zjarrfikësish me dy qen kërkimi dhe një veturë speciale të shpëtimit në ndihmë të Turqisë.

18:26- “Aty është familja ime”, parukieri i famshëm turk në Shqipëri mes lotësh: Më kanë vdekur 5 të afërm

Tërmeti shkatërrues i mëngjesit të sotëm në Turqi ka bërë që sytë e të gjithë botës të kthehen drejt saj dhe Sirisë veri-perëndimore.

Ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën, ndërkohë mbi 2000 persona kanë humbur jetën si dhe mbi 9000 mijë të tjerët janë të plagosur.

Së fundmi, parukieri Sezeri, ka rrëfyer mes lotësh se familja e tij ndodhej në Dijarbakër, qytetin e prekur nga tërmeti. Fatmirësisht familjarët e tij janë mirë, ndërkohë ka treguar se 5 shokët e tij kanë mbetur të vdekur nga ky tërmet.

“Është vendlindja ime aty. Dijarbakër quhet. Aty ka ndodhur dhe krejt familjen aty e kam, aty jetojnë. Që prej mëngjesit e deri tani jam në telefon duke folur me familjen, me tezen, me dajën me nënën, me të gjithë atje, kam edhe shoqërinë, krejt kushërirat. Aty ka ndodhur te vendlindja ime dhe krejt kushërirat, mamin, babin të gjithë aty i kam. Për momentin, që në mëngjes që kam folur unë me familjen akoma vazhdon tërmeti dhe nuk ndalon asnjë moment. Tronditjet vazhdojnë akoma më shumë. Deri tani kanë ndodhur mbi 1500 vdekje.

Kanë qenë në qytet por në kohën që është bërë kanë ikur në fshat dhe Dijarbakër tani është bosh sepse krejt kanë ikur në fshatra, aty rrinë ku janë më të sigurt se kanë shtëpi private. Si atëherë kur ndodhi në Shqipëri që nga Tirana ikëm në jug, aty është njësoj tani, sa më larg nga qyteti. Doja që të tregoj një histori tjetër. Shokët e mi ishin 5 vetë dhe kanë qenë në makinë. Në orën që ndodhi tërmeti, në 8 të mëngjesit kanë qenë në makinë 5 veta. Kanë ikur në shtëpi dhe kanë thënë që të ndalojë tërmeti e pastaj shkojmë në shtëpi. Duke pritur në makinë, pallati prishet dhe bie mbi makinë dhe 5 veta nga shoqëria jonë kanë vdekur”, rrëfeu ai për emisionin “Rudina”.

18:10- Më shumë se 800 viktima nga tërmeti, situatë katastrofe në Siri: Na ndihmoni të shpëtojmë njerëzit tanë

Një zëdhënës i Mbrojtjes Civile Siriane, të njohur gjithashtu si Helmetat e Bardha, ka bërë thirrje për ndihmë, duke e përshkruar situatën në Sirinë veri-perëndimore si shumë të rëndë pas një tërmetit të fuqishëm që goditi zonën.

Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar në pjesën më të madhe të Turqisë jugore dhe Sirisë veriore, pas dy tërmeteve të mëdha të hënën.

Numri i viktimave në Siri është të paktën 800, ndërsa në të dy krahët shkon deri në 2300.

“Siria veri-perëndimore tani është një zonë katastrofe. Na duhet ndihmë nga të gjithë për të shpëtuar njerëzit tanë”, dëgjohet të thotë Ismail Alabdallah, zëdhënësi i Helmetave të Bardha në një video.

17:29- Analiza e Al Jazeera: Pse tërmeti në Turqi dhe Siri ishte kaq vdekjeprurës?

Turqia jugore dhe Siria veriore u tronditën nga lëkundje të fuqishme tërmeti në orët e para të së hënës, që deri tani kanë shkaktuar të paktën 2300 viktima nga të dy krahët, teksa operacionet e shpëtimit vijojnë.

Dy linja të mëdha thyerje përgjatë Pllakës së Anadollit kanë gjeneruar një numër tërmetesh të mëdha. Lëkundje fillestare me magnitudë 7.8 ballë të hënën në mëngjes, e cila u pasua nga një tërmet me magnitudë 7.6 orë më vonë, kishte të njëjtën magnitudë si ai që vrau rreth 30,000 njerëz në vitin 1939 në Turqinë verilindore. Një tërmet me magnitudë 7.4 goditi qytetin perëndimor të Izmit në vitin 1999, kur më shumë se 17,000 njerëz vdiqën, shkruan Al Jazeera.

Ekspertët thonë se disa faktorë e kanë komplikuar ngjarjen sizmike.

Lexoni më shumë këtu

17:11- “Jemi në garë me kohën”, zyrtari turk: Duhet të nxitojmë për të shpëtuar njerëz, moti kundër nesh

Katastrofa që ndodhi sot në Turqi ishte në një shkallë tepër shkatërruese, sipas një këshilltari të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Pothuajse 1,500 njerëz janë konfirmuar të vdekur në Turqi dhe më shumë se 800 në Sirinë fqinje, me numrin e të vdekurve që pritet të vazhdojë të rritet.

lnur Cevik tha se burimet nuk janë problemi në përpjekjen për të gjetur të mbijetuar, por përkundrazi, është një garë me kohën.

“Jemi duke punuar kundër kohës”, tha ai për programin Neëshour të BBC Ëorld Service.

“Kushtet e pafavorshme të motit dhe njerëzit që janë nën rrënoja, duhet t’i shpëtojmë para se të ulen temperaturat, gjë që do t’i vrasë këta njerëz për shkak të të ftohtit, kështu që për njerëzit që janë tani nën rrënoja, ka një nxitim të çmendur për t’i nxjerrë jashtë”, shtoi zyrtari.

“Ne kemi radarë, sensorë të trupit, por ju e dini se ka një shkatërrim kaq të përhapur sa nuk mund të arrish kudo – disa prej tyre duhet t’i dëgjosh. Njerëzve u kërkohet të qëndrojnë të heshtur në mënyrë që ata të dëgjojnë disa njerëz bëjnë thirrje për ndihmë”, tha ai.

16:57- Tërmeti tragjik, Turqia raporton të paktën 120 pasgoditje

Të paktën 120 pasgoditje janë raportuar nga Turqia, sipas një përditësimi nga agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të vendit.

Pasgoditjet janë tërmete më të vogla që pasojnë një fillim më të madh në të njëjtën zonë.

Gjatë gjithë ditës, ekspertët kanë thënë se mund të ketë disa, madje mijëra, pasgoditje që do të vijnë, dhe ato mund të zgjasin javë.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, i cili raporton vetëm pasgoditjet më të fuqishme, raportoi të paktën 43 me magnitudë 4.3 ose më të lartë.

Një pasgoditje e e madhe me magnitudë 7.5 goditi disa orë më vonë rreth orës 13:30 me orën lokale.

Pasgoditjet shtrihen për më shumë se 299.34 km përgjatë zonës së thyerjes në Turqinë jugore dhe në Sirinë veriore.

16:40- Nuk ndalen tërmetet në Turqi, ja sa e fortë ishte goditja e radhës

Prej më shumë se 12 orësh Turqia po përjeton goditje të njëpasnjëshme tërmetesh, ku më i forti ishte në orët e para të mëngjesit i cili goditi verilindjen e vendit si dhe jugun e Sirisë, duke shkaktuar mbi 2 mijë viktima si dhe me mijëra të tjerë të plagosur.

Ndërkohë që tërmeti i parë është shoqëruar edhe me qindra pasoditje, ku vetëm pak minuta më parë u ndien në zonën Adiyaman.

Forca e tërmetit ishte e shkallës 5.1.

Gjithashtu forcat e ushtrisë dhe emergjencave civile në Turqi po vijojnë punën për nxjerrjen e trupave nën rrënoja në disa qytete të vendit.

16:26- Tragjedia në Turqi, profesori i gjeoshkencës: Tërmeti që goditi vendin kishte fuqinë e 130 bombave atomike

Turqia veriolindore dhe jugu i Sirisë janë goditur mëngjesin e ditës së hënë nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka shkaktuar më shumë se dy mijë viktima në të dy anët e kufirit, mijëra të tjerë të plagosur si dhe qytete të shkatërruara.

Lidhur me tërmetin që ndodhi në Kahramanmaras, inxhinieri i tërmeteve inxhinieri i Gjeofizikës Prof. Dok Ovun Ahmet Ercan tha se tërmeti me magnitudë 7.7 kishte fuqinë e 130 bombave atomike.

“Tërmeti, i cili është pritur prej shekujsh në çarjen e thyerjes Hatay-Osmaniye-Kahramanmaraş-Gaziantep, ka një magnitudë M7,7, ka fuqinë e afërsisht 130 bombave atomike, ka një kohëzgjatje prej 43 sekondash, 6 shkurt 2023, krijon një formacion shumë efektiv në cekëtinat prej 5 km. Fatkeqësia është e madhe në një ditë të ftohtë dimri. Vendi ku ndodhi tërmeti është kryqëzimi i katër thyerjeve kryesore. Fraktura e Detit të Vdekur, Fraktura e Anadollit Lindor, Mburoja Arabe dhe Harku i Qipros. Tërmeti më i madh i mundshëm në Trekëndëshin Osmaniye ishte M7.7 Rihter, me 11 Forca Shkatërrimi (Mercalli Cannani)”, shkruan profesor Ercan në rrjete sociale.

15:28- Tërmeti tragjik me mijëra viktima, SHBA dhe Britania ofrojnë ndihmë për Turqinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është shprehur thellësisht i pikëlluar nga tërmeti dhe humbja e jetëve në Turqi dhe Siri dhe ka premtuar ndihmë nga Uashingtoni.

“Kam urdhëruar ekipin tim që të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në koordinim me Turqinë dhe të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme”, shkroi presidenti në Twitter.

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu bëri me dije se do të dërgojë specialistë të kërkim-shpëtimit dhe një ekip mjekësor emergjent në Turqi.

Ministria e Jashtme britanike tha se 76 specialistë të kërkim-shpëtimit do të mbërrijnë në Turqi të hënën në mbrëmje së bashku me katër qen kërkimi dhe pajisjet e shpëtimit.

“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje të mëtejshme sipas nevojës”, tha në një deklaratë James Cleverly, sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.

15:23- Bilanc tragjik, gati 2000 viktima nga tërmeti apokaliptik në Turqi e Siri, 2800 ndërtesa të rrënuara

Numri i të vdekurve tashmë ka arritur në 1906 në Turqi dhe Siri, nga tërmeti apokaliptik me magnitudë 7.8 Rihter të shkallës Rihter, i cili ndodhi sot në Turqinë juglindore dhe u ndje deri në Egjipt dhe Irak.

Sipas të dhënave të përditësuara, 1121 persona kanë vdekur në Turqinë jugore dhe 783 në Siri.

Sipas shërbimit të shpëtimit emergjent të Turqisë, deri më tani ka të paktën 7,634 të lënduar dhe 2,834 ndërtesa janë shkatërruar. Autoritetet vendase raportojnë se janë regjistruar 120 pasgoditje.

Më herët, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha në një konferencë zyrtare se nuk mund të parashikonte se sa do të rritet numri i të vdekurve ndërsa vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Deri tani 45 vende i kanë ofruar ndihmë Turqisë . Numri i njerëzve të shpëtuar nga rrënojat arriti në 2470. Numri i ndërtesave të shembura është 2818.

15:01- Putini zotohet të ndihmojë Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit vdekjeprurës me mbi 1700 viktima

Presidenti rus Vladimir Putin do të ofrojë ndihmë për Sirinë dhe Turqinë,pas tërmeteve të forta që tronditën dy vendet duke lënë të lënduar mijëra persona dhe mbi 1700 viktima.

Rusia, një aleate e ngushtë e presidentit sirian Bashar al-Assad , ka një prani të konsiderueshme ushtarake në vend.
Putini gjithashtu ka marrëdhënie të mira edhe me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Ju lutemi pranoni ngushëllimet e mia të thella për humbjet e shumta njerëzore dhe dëmet nga një tërmet i fortë në vendin tuaj” , shkroi presidenti rus në mesazhin e tij drejtuar Erdoganit.

“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme në këtë drejtim” , u shpreh Putini.

Nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë, janë vrarë mbi 1.700 persona. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vetëm në shtetin e tij janë regjistruar 912 viktima. Ndërkaq, Siria raportoi për më shume se 800  të vdekur.

Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë.

14:42- VIDEO/ Tërmetet shkatërruese në Turqi, ndihma e parë vjen nga Azerbajxhani, mbërrin ushtria

Pas tërmetit 7.4 ballë që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën, ndihma e parë ndërkombëtare për Turqinë ka shkuar nga Azerbajxhani.

Siç shihet në video ushtria e saj ka mbërritur në Turqi për të ndihmuar në operacionet e kërkim shpëtimit.

Edhe Shqipëria e Kosova janë shprehur te gatshme per t’i dale në ndihmë Turqisë.

14:39- Tërmeti me mbi 1700 viktima në Turqi e Siri/ Nëna pret mes lotësh për mbesat dhe nipërit nën rrënoja, lutet të jenë gjallë

Mes lotësh një nënë e moshuar pret një dritë jeshile nga ekipet shpëtuese në Turqi.

Mes rrënojave e moshuara lutet që mbesat dhe nipërit e saj që kaneë mbetur nën rrënoja të jenë gjallë.

Edhe pse shpresat që ata të jenë gjallë janë të pakta, nëna thotë se nuk dorëzohet deri sa të ketë një informacion mvi gjendjen e nipërve dhe mbesave. Familja e të mshuarës jetonte në katin e parë të pallatit 12-katësh, raporton CNN.

“Ishin në katin e parë, duke fjetur, nuk e di nëse dikush mund t’i arrijë… dhe është shumë ftohtë, ata do të ngrijnë nën rrënoja”, thotë ajo ndërsa lutet që të jenë gjallë.

Nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë, janë vrarë mbi 1.700 persona. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vetëm në shtetin e tij janë regjistruar 912 viktima. Ndërkaq, Siria raportoi për më shumë se 800 të vdekur.

Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë.

Agjencia për menaxhimin e emergjencave raportoi se të hënën u regjistrua edhe një tërmet i ri prej 7.6 ballësh, afër epiqendrës së tërmetit paraprak vdekjeprurës, duke shkaktuar dridhje të tjera të tokës. Presidenti turk tha më herët se 5.400 persona janë plagosur, ndërkaq 2.470 të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat.
Afër 3.000 ndërtesa janë rrëzuar nga tërmeti, tha ai.

14:19- Turqia mbetet pa internet dhe energji pas tërmetit shkatërrues, OBSH aktivizon ekipet mjekësore të urgjencës në terren

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka aktivizuar rrjetin e saj të ekipeve mjekësore të urgjencës në Turqi dhe Siri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, shkroi në Twitter drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Ekipet do të ofrojnë “kujdes thelbësor shëndetësor për të lënduarit dhe më të cenuarit e prekur nga tërmeti”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Tërmeti rrëzoi energjinë dhe lidhjen e internetit në Turqinë jugore, gjë që mund të ndikojë në “aftësinë e publikut për të kërkuar ndihmë”, sipas monitorit global të internetit NetBlocks.

14:16- Tërmeti vdekjeprurës në Turqi, mes të lëndurave 2 studentë nga Maqedonia e Veriut

Dy studentë nga Maqedonia e Veriut janë lënduar si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore mëngjesin e sotëm.

Ata kanë pësuar lëndime fizike: njëri ka lëndime më të rënda dhe aktualisht është duke u mjekuar nga personeli mjekësor, ndërsa tjetri ka lëndime të lehta. Për fat të mirë dy studentët janë jashtë rrezikut për jetën.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut.
Nga MPJ thonë se informacionet bëjnë me dije se nëntë qytetarë të Maqedonisë së Veriut ndodhen në rajonin e kërcënuar nga tërmeti.

Bëhet fjalë për tetë nxënës dhe mentor/mësues të tyre, të cilët po qëndrojnë në Republikën e Turqisë përmes programit “Erasmus Plus”.

Sipas udhëzimeve të MPJ-së, tashmë në rajon është dërguar një diplomat nga Ambasada në Ankara për të ndihmuar në evakuimin e studentëve nga qyteti Kahraman Marash, si dhe për të dhënë informacion dhe prezencë direkt në terren në zonat më të rrezikuara. për ndërhyrje të mundshme shtesë.

Nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë, janë vrarë mbi 1.600 persona. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vetëm në shtetin e tij janë regjistruar 912 viktima. Ndërkaq, Siria raportoi për 783 të vdekur.
Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë.

Agjencia për menaxhimin e emergjencave raportoi se të hënën u regjistrua edhe një tërmet i ri prej 7.6 ballësh, afër epiqendrës së tërmetit paraprak vdekjeprurës, duke shkaktuar dridhje të tjera të tokës.
Presidenti turk tha më herët se 5.400 persona janë plagosur, ndërkaq 2.470 të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat.

Afër 3.000 ndërtesa janë rrëzuar nga tërmeti, tha ai.

14:05- Tërmeti vdekjepeurës në Turqi/ “Kam parë një tmerr”, ambasadori shqiptar tregon nëse ka viktima nga Shqipëria

Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo, ka përshkruar në Euronews Albania momentet nga tmerri i tërmetiti me magnitudë 7.8 Rihter që tronditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore mëngjesin e së hënës.

Ai bëri me dije se nga informacionet e deritanishme nuk raportohet të ketë viktima shqipatarë, si pasojë e tërmetit që goditi vendin.

Ai tha se ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet qendrore për të marrë informacion në lidhje me gjendjen e shtetasve shqipatarë në Turqi.

“Kur u informuam në lidhje me tërmetin shkatërrimtar të tërmetit të orës 04:07 minuta në zonën e Gaziantepit, filluam interesimin dhe për momentin nuk na rezulton se ka shtetas shqiptarë të afektuar nga goditja shkatërrimtare e këtij tërmeti. Jemi në kontakt me ministrinë e Brendshme dhe të Jashtme turke, si dhe me organizatën për përballimin e situatave të vështira dhe për momentin nuk na rezulton të ketë shtetas shqiptarë që kanë humbur jetën. Kemi vendosur disa pika lidhje me përfaqaësues të qeverisë qëndrore turke në këto zona dhe nuk na rezulton një gjë e tillë”, tha Robo.

14:01- Hoteli u shkatërrua nga tërmeti, 15 sportistë nën rrënoja

Në hotelin e shembur në Malatya, 15 sportistë, mes të cilëve 11 volejbollistë dhe 4 futbollistë, kanë mbetur nën rrënoja.

Shumë provinca në rajonet lindore, juglindore, të Anadollit Qendror dhe të Mesdheut u tronditën nga një tërmet me magnitudë 7.8 ballë me qendër në Kahramanmaraş në orën 04:17.

Sipas informacioneve të marra nga AFAD, tërmeti i ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash është ndjerë në pjesën më të madhe të vendit.

11 volejbollistë dhe 4 lojtarë nga skuadra e Malatya Metropolitan Belediyespor, të cilët garuan në Play-Off në Grupin e 6-të të Ligës së 2-të të Volejbollit për meshkuj, mbetën nën rrënoja pasi hoteli Kırçuval, ku ata qëndronin në Battalgazi, u shkatërrua për shkak ndaj tërmetit, shkruan CNN turk. 

Përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë për të bllokuarit nën rrënoja.

Yeni Malatyaspor njoftoi se portieri Ahmet Eyüp Türkaslan ishte nën rrënoja dhe nuk është marrë ende asnjë lajm.

Ndihmës trajneri i ri i Malatyaspor, İrfan Var tha: “Nuk kemi arritur ende ta gjejmë portierin tonë Ahmet Eyüp Türkaslan. Nuk ka asnjë shenjë për momentin. Gruaja e tij mbijetoi dhe përshkroi vendndodhjen e tij,” tha ai.

13:25- Video rrëqethëse, momenti ku vogëlushja nxirret nga rrënojat në Turqi, lot gëzimi nga të afërmit

Ekipet shpëtuese në Turqi po vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë nga rrënojat qytetarët e mbijetuar.

Ndërsa videot e shpërndara në rrjetet sociale nga moment I shpëtimit të të mbijetuarve rrëqethin.

E atillë është video e mëposhtme.

13:08- Pozicionimi i planeteve, çfarë e shkaktoi tërmetin e frikshëm në Turqi: Flet studiuesi që e parashikoi me përpikmëri

Studiues holandez Frank Hoogerbeets parashikoi me përpikmëri tërmetin shkatërrues që goditi sot Turqinë. Përmes një postimi në Twitter tre ditë më parë, ai tha se pritet që herë a vonë pikërisht në zonë që ra tërmeti, të kishte një lëkundje të fortë.

“Herët a vonë do të ketë një tërmet ~ 7.5 M në këtë rajon (Turqia Jug-Qendrore, Jordani, Siri, Liban)”, shkroi ai.

Lexoni KETU gjthcka mbi termetin

Krahas tensionit të madh sizmik që ishte akumuluar në atë zonë, ai parashikoi një tërmet të fuqishëm më datë 6 shkurt në botë edhe për shkak të mënyrës së si ishin pozicionuar planetet, raporton AlbEu.com.

Toka ishte pjesë e një trekendëshi mes diellit, venusit dhe jupiterit sipas tij duke bërë që të shkaktonte tërmete deri në 6 të shkallës Rihter, në fakt tërmetet që janë ishin shuumë më të fuqishëm.

12:15- Lëkundjet apokaliptike në Turqi, Erdogan: Katastrofa më e madhe që nga tërmeti i vitit 1939

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdoğan e cilësoi tërmetin e sotëm si katastrofën më të madhe që nga tërmeti i vitit 1939 në Erzincan.

Në fjalën e tij ai tha se insyitucionet përkatëse janë në gatishmëri për qytetarët, ndërsa vuri në dukej se ka nisur diskutimet me ndërkombëtaret për t’i ardhur në ndihmë Turqisë.

“Mëngjesin e sotëm në ora 04:17 na ka tronditur katastrofa më e madhe që nga tërmeti i vitit 1939 në Erzincan. Institucionet shtetërore me të gjitha shërbimet janë mobilizuar në rajonin e prekur nga tërmeti. Nga tërmeti në Turqinë kanë humbur jetën 912 persona ndërsa 5.385 janë plagosur. Vazhdojnë aktivitetet e kërkim-shpëtimit të qytetarëve tanë që kanë mbetur nën rrënoja në rajonet e goditura nga tërmeti. Më shumë se 900 shpëtimtarë aktualisht janë duke kërkuar të zhdukurit pas tërmetit, numri i shpëtimtarëve vazhdimisht po rritet. Deri më tani nga rrënojat janë shpëtuar 2.470 persona ndërsa numri i ndërtesave të rrënuara ka shkuar në 2.818. Ka filluar vendosja e kontakteve me vendin tonë me qëllim të ndihmës ndërkombëtare. NATO, BE dhe 45 vende kanë ofruar ndihmë për Turqinë”, tha Erdogan.

Turqia nuk po gjen qetësi. Vetëm 12 orë pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter, është goditur nga një tërmet tjetër me magnitudë 7.7.

Epiqendra ka qenë në Kahramanmaraşit, sipas të dhënave të Sizmologjisë Evropiane.
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:00, Turqia u godit nga një tërmet 7.8 ballë, duke lënë pas mijëra viktima dhe të plagosur.

12:12- Turqia goditet nga një tërmet tjetër me magnitudë 7.7, gazetari ishte “live” kur dridhet toka, njerëzit ulërasin në rrugë (video)

Një tërmet tjetër me magnitudë 7.7 goditi Turqinë dhe qytetet përreth gjatë paradites.

Tërmeti ka ndodhur në Ekinözü të Kahramanmaras dhe ka pasur një thellësi 16.4 kilometra.

Në këtë video të shpërndarë në rrjetet sociale, shihen momentet kur njerëzit ndiejnë lëkundjen e re me të njëjtën magnitudë si lëkundja e parë e mëngjesit.

Pamjet tregojnë dhe një gazetar që është tronditur teksa po raportonte live nga terreni për pasojat e tërmetit shkatërrues.

11:50 – Tërmeti i fuqishëm shemb kështjellën 2.200 vjeçare në Turqi (video)

Turqia po përjeton makthe pas tërmetit vdekjeprurës 7.8 Rihter, i cili përveç se qindra jetëve të humbura, ka shkatërruar mijëra ndërtesa.

Mes tyre Kalaja e Gaziantepit, vepër e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

“Disa nga muret në pjesët lindore, jugore dhe juglindore të kështjellës historike në rrethin qendror të Sahinbay u shkatërruan nga tërmeti. Kangjellat U shemb edhe muri mbajtës pranë kalasë. Ka çarje të mëdha“, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.

Kupola dhe muri lindor i Xhamisë historike Sirvani, e cila ndodhet pranë kështjellës dhe thuhet se është ndërtuar në shekullin e 17-të , gjithashtu u shemb pjesërisht.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm ka shkuar në 912, ndërkaq numri i përgjithshëm nga tërmeti që goditi edhe Sirinë, arrin në mbi 1.300 persona.

Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë.

Autoritetet në Turqi dhe Siri kanë raportuar po ashtu për mijëra persona të plagosur.

Sipas autoriteteve të Turqisë, dhjetë qytete turke janë prekur nga tërmeti. Ato janë: Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakiri dhe Kilisi.

Sipas gërmimeve arkeologjike, kalaja u ndërtua për herë të parë si një pikë vëzhgimi gjatë periudhës romake në shekullin II-IV pas Krishtit dhe u zgjerua me kalimin e kohës.

11:42 – Tjetër tërmet shkatërrues godet Turqinë, çfarë po ndodh?!

Turqia nuk po gjen qetësi. Vetëm 12 orë pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter, është goditur nga një tërmet tjetër me magnitudë 7.7.

Epiqendra ka qenë në Kahramanmaraşit, sipas të dhënave të Sizmologjisë Evropiane.

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:00, Turqia u godit nga një tërmet  7.8 ballë, duke lënë pas mijëra viktima dhe të plagosur.

11:30 – Tërmeti shkatërrues në Turqi/ Si të ishte prej letre, momenti kur shembet pallati (video)

Mediet turke kanë publikuar një video ku duket moment i shembjes së një pallati, si pasojë e tërmetit të fortë të goditi vendin mëngjeisn e së hënës.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Turqinë juglindore dhe në Sitinë veriore.

Ndërsa numri i viktimave ka kaluar 1000.

Presidenti turg Rexhep Tajip Erdogan njoftoi pak më parë se vetëm në Turqi janë vrarë 912 persona dhe janë plagosur 5383 nga tërmeti.

Ai theskoi se nuk mund të parashikojë se sa do të rritet numri i të vdekurve ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë. Autoritetet në Turqi dhe Siri kanë raportuar po ashtu për mijëra persona të plagosur.

Sipas autoriteteve të Turqisë, dhjetë qytete turke janë prekur nga tërmeti. Ato janë: Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakiri dhe Kilisi.

Ministria e Shëndetësisë e Sirisë tha se 237 persona janë vrarë në provincat e kontrolluara nga Qeveria, në Alepo, Hama dhe Tartus, ndërkaq më shumë se 600 persona të tjerë janë plagosur.

Në Siri, sipas autoriteteve të atjeshme, nga tërmeti janë goditur provincat Alepo, Latakia, Hama dhe Tartus.
Turqia gjendet mbi një nga linjat më të mëdha sizmike dhe shpesh goditet nga tërmetet.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një në shkallë prej 6.7 shkallësh të Rihterit.

Në të dy shtetet po zhvillohen operacione për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja pas rrëzimit të ndërtesave.

Në të dy anët e kufirit, banorët ishin në gjumë kur goditi tërmeti dhe ata dolën jashtë në mot të ftohtë, me borë dhe shi, teksa ndërtesat u rrëzuan.

11:21 – Tërmeti vdekjeprurës në Turqi e Siri, rritet bilanci, mbi 1.300 viktima

BBC raporton se janë konfirmuar mbi 1300 mijë të vrarë nga tërmeit në Turqi e Siri.

Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan tha se vetëm në Turqi janë vrarë 912 persona dhe janë plagosur 5383 nga tërmeti.

Ai shton se nuk mund të parashikojë se sa do të rritet numri i të vdekurve ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë. Autoritetet në Turqi dhe Siri kanë raportuar po ashtu për mijëra persona të plagosur.

Sipas autoriteteve të Turqisë, dhjetë qytete turke janë prekur nga tërmeti. Ato janë: Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakiri dhe Kilisi.

Ministria e Shëndetësisë e Sirisë tha se 237 persona janë vrarë në provincat e kontrolluara nga Qeveria, në Alepo, Hama dhe Tartus, ndërkaq më shumë se 600 persona të tjerë janë plagosur. Në Siri, sipas autoriteteve të atjeshme, nga tërmeti janë goditur provincat Alepo, Latakia, Hama dhe Tartus.

Turqia gjendet mbi një nga linjat më të mëdha sizmike dhe shpesh goditet nga tërmetet. Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një në shkallë prej 6.7 shkallësh të Rihterit. Në të dy shtetet po zhvillohen operacione për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja pas rrëzimit të ndërtesave. Në të dy anët e kufirit, banorët ishin në gjumë kur goditi tërmeti dhe ata dolën jashtë në mot të ftohtë, me borë dhe shi, teksa ndërtesat u rrëzuan.

11:18- VIDEO/ “Rrafshohet” qyteti në Turqi, grumbuj rrënojash dhe mijëra persona të bllokuar

Një tërmet shkatërrues goditi Turqinë jugore në orët e para të mëngjesit të sotëm (6 shkurt 2023).

Qyteti turk i Kahramanmaraş, i cili ndodhet afër epiqendrës së tërmetit 7.8 ballë është një ndër më të prekurit.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, qendra e qytetit shihet pothuajse e rrafshuar. Pirgjet me rrënoja shihen kudo, teksa autoritete raportojnë se numri i viktimave në turqi dhe Siri ka shkuar në 800.

“Pamjet e tmerrshme të dëmeve të përhapura nga tërmeti në qytetin turk të Kahramanmaraş”, shkruan Ëorld Neës në Twitter.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 6.7 ballë të shkallës rihter.

10:46 –Tërmeti në Turqi, Berisha: Ngushëllime familjeve të viktimave, shërim të shpejtë të plagosurve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Sipas medieve turke deri tani janë shënuar 670 viktima, ndërsa më shumë se 2000 persona janë plagosur.

Berisha përmes një postimi në Twitter shpreh ngushëllimet për viktimat.

Berisha: Të dashur miq, një tërmet i rëndë 7,8 shkallësh ka goditur Turqinë qendrore duke shkaktuar qindra viktima dhe mijëra të plagosur. Me këtë rast duke shprehur ngushellimet më të ndjera familjeve të viktimave, autoriteteve të vendit, lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve.

Më herët kryeministri Rama bëri me dije se një ekip kërkim-shpëtimi nga Shqipëria do të niset drejt Turqisë.

10:42 – Tërmeti vdekjeprurës në Turqi e Siri, rritet bilanci tragjik, gati 700 të vrarë

Është rritur bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore këtë mëngjes.

Sipas të dhënave zyrtare të paktën 670 persona janë raportuar të vdekur në Turqi dhe Siri deri më tani.
Turqia shpesh goditet nga tërmete të fuqishme, por disa ekspertë kanë vlerësuar se ky ishte një ndër tërmetet më të mëdha.

Sizmologu nga Longond College, Stephen Hicks, tha se edhe një tërmet prej 7.8 shkallësh kishte goditur Turqinë më 1939, duke vrarë 30.000 persona

10:22 – Tërmeti me mbi 500 viktima, Rama: Një mision shpëtimi do niset sot drejt Turqisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter në lidhje me tërmetin vdekjepruerës në  Turqi e Siri.

Ai bën me dije se Shqipëria do të nisë sot mision shpëtimi në Turqi për t’iu vënë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Teksa shprehet i pikëlluar për tërmetin që ka lënë të paktën 500 viktima, Rama dërgon ngushëllimet më të thella për të afërmit e viktimava, ndërsa uron shërim të shpejtë për të lënduarit.

“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Turqia nështë një nga vendet që ka ndihmuar më së shumti vendin tonë kur u prek nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, 2021.

Një tërmet prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën pjesën juglindore të Turqisë dhe atë veriore të Sirisë.

Në dy shtetet janë raportuar për qindra viktima dhe të plagosur. Autoritetet turke thanë se numri i viktimave ka arritur në 284, ndërkaq autoritetet në Damask raportuan për 237 të vdekur.
Turqia shpesh goditet nga tërmete të fuqishme, por disa ekspertë kanë vlerësuar se ky ishte një ndër tërmetet më të mëdha.

Sizmologu nga Longond College, Stephen Hicks, tha se edhe një tërmet prej 7.8 shkallësh kishte goditur Turqinë më 1939, duke vrarë 30.000 persona.

10:17 – Turqia, një nga vendet më të prekura nga tërmetet në botë

E vendosur në ose pranë disa linjave të thyerjes, Turqia është një nga zonat më aktive të tërmeteve në botë.

Pjesa më e madhe e vendit ndodhet në pllakën tektonike të Anadollit, e cila ndodhet midis dy pllakave kryesore, euroaziatike dhe afrikane, dhe një tjetër të vogël, arabe.

Ndërsa dy pllakat e mëdha zhvendosen, Turqia është në thelb e shtrydhur, thonë ekspertët.

Kjo do të thotë se tërmetet dhe lëkundjet janë një përvojë mjaft e zakonshme. Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD) regjistroi mbi 22,000 lekundje  në 2022, shkruan BBC.

Dhe shumë prej tyre janë vdekjeprurëse, më i keqi në histori, një tërmet me magnitudë 7.6 ballë që goditi Izmirin në 1999, duke vrarë më shumë se 17,000 njerëz

09:54 – Kosova ofron mbështetje për Turqinë pas tërmetit të fuqishëm

Qeveria e Kosovës tha se është në gatishmëri të lartë dhe në mbështetje e solidaritet me Turqinë, pas tërmetit të fuqishëm që la të vdekur qindra persona.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara do të vazhdojë të marrë informatat nga autoritetet vendore në Republikën e Turqisë nëse në qytetet e goditura kemi shtetas tanë dhe t’u ofrojë mbështetjen e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Një tërmet prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën pjesën juglindore të Turqisë dhe atë veriore të Sirisë.

Në dy shtetet janë raportuar për qindra viktima dhe të plagosur. Autoritetet turke thanë se numri i viktimave ka arritur në 284, ndërkaq autoritetet në Damask raportuan për 237 të vdekur.

Turqia shpesh goditet nga tërmete të fuqishme, por disa ekspertë kanë vlerësuar se ky ishte një ndër tërmetet më të mëdha.

Sizmologu nga Longond College, Stephen Hicks, tha se edhe një tërmet prej 7.8 shkallësh kishte goditur Turqinë më 1939, duke vrarë 30.000 persona.

09: 48 – Tërmeti i fuqishëm në Turqi e Siri, ambasada e Shqipërisë në Ankara: S’ka shqiptarë të lënduar

Ambasada e Shqipërisë në Ankara bën me dije se nuk ka asnjë shqiptar viktimë ose të lënduar nga tërmeti 7.8 Rihter që goditi vendin mëngjesin e sotëm.

“Ndërkohë, bazuar në komunikimin me Ambasadën e RSH në Turqi (që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani) nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën. Do të komunikojmë në vijim për çdo info të përditësuar”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Më shumë se 500 persona janë vrarë në dy vende (Turqi dhe Siri) pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore herët të hënën.

Të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,300 janë plagosur në Turqi, sipas nënpresidentit të vendit Fuat Oktay. Në Siri, të paktën 237 njerëz u vranë dhe 639 u plagosën, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani është të paktën 521, shkruan CNN.
Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë në rrugë.

Më shumë se 1,700 ndërtesa u dëmtuan në 10 qytete turke, tha zëvendëspresidenti turk.

09:48 – Holanda dhe Rumania dërgojnë ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi

Holanda do të dërgojë një ekip kërkim-shpëtimi në Turqi për të ndihmuar në përgjigjen ndaj tërmetit që la qindra të vdekur, tha të hënën Ministri i Jashtëm holandez Ëopke Hoekstra.

“Ky ekip përfshin policë dhe personel ushtarak, reagues të ndihmës së parë dhe zjarrfikës,”  tha Hoekstra në Twitter.

“Të tronditur nga lajmi i tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe shumë turq e sirianë të plagosur.”

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) i bëri thirrje më parë komunitetit ndërkombëtar për ndihmë në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.

Edhe ekipet e shpëtimit nga Rumania janë  tashmë në rrugën drejt Turqisë për të dërguar ndihma pas tërmetit shkatërrues, tha të hënën komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave.

“Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent të BE-së po koordinon vendosjen e ekipeve të shpëtimit nga Europa”, njoftoi Janez Lenarcic në Twitter.

09:34 – “Jemi të gatshëm për ndihmë”, Xhaçka reagon për tërmetin shkatërrues në kufirin Turqi-Siri

Ministrja për Punët e Jashtme dhe për Evopën, Olta Xhaçka ka ndarë mesazhin e saj për tërmetin shkatërrues në Turqi e Siri, që la të paktën 500 viktima.

Nëpërmjet një postimi në rrjtete sociale, Xhaçka garanton ndihmën për Turqinë nga ana e Shqipërisë.

“Lutjet tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë sot duke shkaktuar qindra viktima. Në këtë moment të vështirë ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Turqinë në çdo mënyrë që mundemi,” shkroi Xhaçka.

Më shumë se 500 persona janë vrarë në dy vende (Turqi dhe Siri) pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore herët të hënën.

Të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,300 janë plagosur në Turqi, sipas nënpresidentit të vendit Fuat Oktay.

Në Siri, të paktën 237 njerëz u vranë dhe 639 u plagosën, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani është të paktën 521, shkruan CNN. 

Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë në rrugë.

Më shumë se 1,700 ndërtesa u dëmtuan në 10 qytete turke, tha zëvendëspresidenti turk.

09:31 – Tërmeti me mbi 500 viktima në Turqi, a ndikohet Shqipëria? Përgjigjet drejtori i Gjeoshkencës

Turqia dhe Siria u tronditën mëngjesin e sotëm nga tërmeti 7.8 Rihter në kufi.

Sipas të dhënave zyrtare të deritanishme të paktën 500 persona kanë ndërruar jetë në Turqi e Siri dhe qindra të
tjerë janë lënduar.

Por a ndikohet vendi ynë nga ky tërmet?

Drejtori i Institutit të Gjeoshkencës, Prof. Dr. Ylber Muçeku ka thënë për Abc Neës se tërmeti në Turqi nuk ka lidhje me Shqipërinë.

Ai ka theksuar se ndërtesat në vendin tonë kanë gjeometrinë e ndërtimit strukturor dhe tektonik të përballueshme për një forcë të tillë.

“Dihet se nuk bëhet një parashikim ekzakt, por duke njohur dhe zona, njohim gjeometrinë e ndërtimit strukturor e tektonik, dhe nga historia dimë se sa është akumulimi në këtë zonë. Në një farë mënyre dimë se kur pak a shumë pritet të bien tërmete të fortë, mbi 6 rihter. Ky me të vërtetë është një tërmet i fortë.

E rëndësishme është për ne të parashikojmë dhe të planifikojmë që të përballojmë këto lloj goditjesh me ndërtimet tona cilësore. Për mua tërmeti nuk diskutohet është i frikshëm, por është i përballueshëm. Ne e gjithë zona jonë, edhe Turqia, jetojnë në një zonë aktive dhe me këtë rast ne bashkëjetojmë me tërmetet.
Shqipëria që pas tërmetit në 1967 në Dibër dhe pas tërmetit në Shkodër të 1979, Shqipëria ka bërë projekte cilësore në atë kohë

. Por edhe kishte një shfrenim me ndërtimet pas viteve 1990, por pas 2000 ndërtimet kanë qenë cilësore.
Do të thoni ju pse u dëmtuan shumë godina në Durrës, apo në zonën e Fushë Krujës, unë di të them që nga godinat nuk ka pasur vdekje, por vdekjet lidhen me ndërtesat nga koha e monizmit. Objektet te ne janë cilësore. Nuk ka lidhje tërmeti në Turqi me Shqipërinë dhe çfarë mund të ndodh këtu”, tha Muçeku.

09:29 – Parashikimi i frikshëm i Shërbimit Gjeologjik të SHBA: Numri i viktimave nga tërmeti mund të arrijë në 10 mijë

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë jugore herët të hënën mund të arrijë deri në 10,000, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Sipas vlerësimeve të saj, USGS tha se ka një shans 47% që ai të arrijë midis 1,000 dhe 10,000 njerëz, ndërsa ka një shans 27% që të arrijë midis 100 dhe 1,000 dhe një shans 20% që të arrijë midis 10,000 dhe 100,000.

Vlerësimet e USGS-së vijnë nga modelimi i bazuar në tërmetet historike në rajon, popullsia e ekspozuar ndaj lëkundjeve më të rënda dhe cenueshmëria e strukturave në zonat më të goditura.

“Viktima të mëdha dhe dëme të mëdha janë të mundshme dhe fatkeqësia ka të ngjarë të rritet,”  tha USGS në raport.
“Popullsia në këtë rajon banon në struktura që janë jashtëzakonisht të cenueshme nga lëkundjet e tërmeteve, megjithëse ekzistojnë disa struktura rezistente.”

Raporti vlerëson gjithashtu se humbjet ekonomike do të jenë midis 1 miliard dollarë deri në 10 miliardë dollarë, të cilat mund të arrijnë deri në 2% të PBB-së së Turqisë.

Deri më tani, më shumë se 500 njerëz janë konfirmuar të vdekur dhe rreth 3,000 të tjerë të plagosur në Turqi dhe Siri, sipas zyrtarëve dhe mediave shtetërore.

09:04 – “I pikëlluar nga tërmeti shkatërrues”, Begaj mesazh ngushëllues Turqisë dhe Sirisë: Shqiptarët qendrojnë pranë njerëzve të prekur

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me tërmetin shkatërrues që tronditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin  e së hënës duke lënë të paktën 500 viktima.

Ai ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues, që goditi  Turqinë dhe Sirinë.

“I pikëlluar thellësisht nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve të tyre, që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme, duke shprehur ngushëllimet, mendimet dhe lutjet tona të sinqerta”, shkruan Begaj në rrjetet sociale.

08:28 – Më i forti në 100 vite, shkon në 521 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Më shumë se 500 persona janë vrarë në dy vende (Turqi dhe Siri) pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore herët të hënën.

Të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,300 janë plagosur në Turqi, sipas nënpresidentit të vendit Fuat Oktay.

Në Siri, të paktën 237 njerëz u vranë dhe 639 u plagosën, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani është të paktën 521, shkruan CNN. 

Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë në rrugë.

Më shumë se 1,700 ndërtesa u dëmtuan në 10 qytete turke, tha zëvendëspresidenti turk. 

08:20 – Pamje që të këpusin shpirtin, qytetarja poston video e ngujuar nga rrënojat e tërmetit shkatërrues në Turqi: Ju lutem më shpëtoni!

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë.

Numri i viktimave besohet se është 360, teksa zyrtarët shëndetësorë në kryeqytetin sirian, Damask, kanë raportuar se 237 persona kanë vdekur në zonat që kontrollohen nga Qeveria siriane.

Një video e rëndë është shpërndarë në rrjetet sociale në Turqi sot. Një qytetare ka publikuar në rrjete sociale një video ku tregon se ndodhet nën rrënoja, i bllokuar. Ajo  kërkon ndihmë.

Pas tërmetit të fuqishëm janë ndjerë të pakëtn 18 pasgoditje të tjera me magnitudë mbi 4 të shkallës Rihter.

Pista e aeroportit në Hatay është ndarë në mes si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tokës.

USGS tha se regjistroi shtatë tërmete me magnitudë mbi 5. Pasgoditja më e fortë deri më tani u regjistrua vetëm 11 minuta pas tërmetit të parë dhe kishte një magnitudë 6.7, tha USGS.

Ekspertët thonë se pasgoditjet e forta ka të ngjarë të vazhdojnë në orët dhe madje edhe ditët në vijim pas një tërmeti aq të fortë sa ai që përjetoi Turqia të hënën në mëngjes.

08:20 – Tërmeti me mbi 200 viktima në Turqi, Zelensky: Ukraina është e gatshme të ofrojë ndihmë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë ndihmën e nevojshme për popullin turk pas tërmetit që goditi vendin.

“U shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave dhe të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Ne jemi në këtë moment pranë popullit turk, të gatshëm për të ofruar ndihmën e nevojshme”, tha Zelensky në turqisht në Twitter.

08:06 – Një oshëtimë e madhe del nga toka dhe gjithçka shembet në pak sekonda, momenti drithërues kur tërmeti godet Turqinë

Një tërmet me magnitudë 7.4 ka goditur në orën 04:17 minuta Turqinë. Tërmeti është ndjerë në shumë qytete, duke përfshirë Şanlıurfa dhe Dijarbakır. Pasgoditje me magnitudë 6.5 dhe 6.4 ballë janë përjetuar në Gaziantep.

AFAD njoftoi se 237 persona humbën jetën dhe 2000 të tjerë u plagosën në 7 provinca.

Nga ana tjetër, në kamerën e celularit është pasqyruar momenti i shembjes së një ndërtese nga tërmeti në Dijarbakir.

KLIKO PER VIDEON

Në Dijarbakir, një nga provincat që e ndjeu më shumë tërmetin, u shkatërruan 7 ndërtesa. Sipas përcaktimeve të para kanë humbur jetën 6 persona dhe kanë mbetur të plagosur 79 persona.

Ekipet e AFAD dhe UMKE nga krahinat përreth janë dërguar në qytet, ku po vazhdojnë kërkimet nën rrënoja

07:59- VIDEO/ Tërmeti vdekjeprurës në Turqi, 18 pasgoditje të forta, ndahet në mes pista e aeroportit në Hatay

Një tërmet shkatërrues goditi Turqinë mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:17. Raportohet për 237 viktima dhe mbi 2000 të plagosur, ndërsa numri i të vdekurve fakeqësisht pritet të rritet.

Pas tërmetit të fuqishëm janë ndjerë të pakëtn 18 pasgoditje të tjera me magnitudë mbi 4 të shkallës Rihter.

Pista e aeroportit në Hatay është ndarë në mes si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tokës.

USGS tha se regjistroi shtatë tërmete me magnitudë mbi 5.

Pasgoditja më e fortë deri më tani u regjistrua vetëm 11 minuta pas tërmetit të parë dhe kishte një magnitudë 6.7, tha USGS.

Ekspertët thonë se pasgoditjet e forta ka të ngjarë të vazhdojnë në orët dhe madje edhe ditët në vijim pas një tërmeti aq të fortë sa ai që përjetoi Turqia të hënën në mëngjes.

07:46- VIDEO/ Mbi 230 të vdekur në Turqi, shfaqen dritat misterioze në qiell gjatë tërmetit shkatërrues

Ka shkuar në 237 numri i personave të vdekur pas tërmetiyt të frikshëm që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm.

639 të tjerë kanë mbetur të plagosur, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri zyrtar i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani është më shumë se 300, me afro 2000 të plagosur.

Lëkundja e fortë u ndje rreth orës 04:17 ndërsa pas tërmetit shkatërrues janë ndjerë  18 pasgoditje me magnitudë mbi 4 Rihter.

Nga kamerat e sigurisë shihet edhe momenti i shfaqjes së një drite në qiell, e cila është e ngjashme me tërmete të tjera, siç është për shembull ai i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri.

Çfarë janë këto drita?

Shkëncëtarët kanë shpjegime të ndryshme në lidhje me shkakun e këtyre dritave.

Tërmeti në Durrës

Disa i shpjegojnë ato me energjinë që del nga nëntoka për shkak të fërkimit të fortë të pllakave tektonike, ndërsa të tjerë thonë se nuk ka të bëjë fare me tokën, por janë dritat e telave të energjisë elektrike apo transformatorëve që bëjnë masë për shkak të lëkundjeve të forta.

Tërmeti në Turqi

07:28- PAMJET/ Tërmeti shkatërrues në Turqi, dëshmia rrëqethëse e banorit: Kurrë nuk kam ndjerë diçka të tillë

Një banor i qytetit turk të Gaziantepit, pranë epiqendrës së tërmetit, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se lëkundjet tronditën ndërtesat në qytetin e tij “si një foshnjë në krevat fëmijësh”.

“Nuk kam ndjerë kurrë diçka të tillë në 40 vite që kam jetuar”, tha Erdem, i cili nuk pranoi të jepte mbiemrin e tij.

“Ne u tronditëm të paktën tre herë shumë fort, si një foshnjë në një krevat fëmijësh.”

“Ishte ende shumë errësirë ​​për të parë natyrën e demit”, shtoi ai.

“Të gjithë janë ulur në makinat e tyre, ose përpiqen të shkojnë në hapësira të hapura larg ndërtesave,” tha ai, duke folur me telefon.

“Unë imagjinoj se asnjë person i vetëm në Gaziantep nuk është në shtëpitë e tyre tani.”

07:14 – Tërmet i frikshëm në Turqi, lagje të tëra të shkatërruara, mijëra nën rrënoja

Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 100 njerëz dhe duke lënë qindar të tjerë nënë rrënoja.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 te shkalles Rihetr goditi në orën 04:17 me orën lokale (01:17 GMT) në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep.

Në Turqi, zyrtarët konfirmuan më shumë se 76 të vdekur deri më tani dhe 10 qytete u goditën, përfshirë Dijarbakirin.

Në Siri, më shumë se 50 njerëz u vranë, njoftuan mediat shtetërore.

Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet ndjeshëm në orët në vijim.

Shumë ndërtesa janë shembur dhe ekipet e shpëtimit janë vendosur për të kërkuar të mbijetuarit nën grumbuj të mëdhenj rrënojash.

Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

Në provincën Malatya, në veri-lindje të Gaziantep, të paktën 23 persona u vranë, thanë zyrtarët lokalë. Në Sanliurfa, në lindje, pati 17 vdekje. Dhe më shumë vdekje u raportuan në Dijarbakir dhe Osmaniye.

Rreth 440 persona u plagosën.

Një korrespondent turk i BBC-së në Dijarbakir, raportoi se një qendër tregtare në qytet u shemb.

Në Siri, media shtetërore raportoi shumë vdekje në rajonet e Alepos, Hama dhe Latakia./Albeu.com/


Shtuar 6.02.2023 22:45

Tags: ,