Kosova ofron mbështetje për Turqinë pas tërmetit të fuqishëm

Qeveria e Kosovës tha se është në gatishmëri të lartë dhe në mbështetje e solidaritet me Turqinë, pas tërmetit të fuqishëm që la të vdekur qindra persona.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara do të vazhdojë të marrë informatat nga autoritetet vendore në Republikën e Turqisë nëse në qytetet e goditura kemi shtetas tanë dhe t’u ofrojë mbështetjen e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Një tërmet prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën pjesën juglindore të Turqisë dhe atë veriore të Sirisë.

Në dy shtetet janë raportuar për qindra viktima dhe të plagosur. Autoritetet turke thanë se numri i viktimave ka arritur në 284, ndërkaq autoritetet në Damask raportuan për 237 të vdekur.

Turqia shpesh goditet nga tërmete të fuqishme, por disa ekspertë kanë vlerësuar se ky ishte një ndër tërmetet më të mëdha.

Sizmologu nga Longond College, Stephen Hicks, tha se edhe një tërmet prej 7.8 shkallësh kishte goditur Turqinë më 1939, duke vrarë 30.000 persona


Shtuar 6.02.2023 09:54