Tërmeti tragjik me mijëra viktima, SHBA dhe Britania ofrojnë ndihmë për Turqinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është shprehur thellësisht i pikëlluar nga tërmeti dhe humbja e jetëve në Turqi dhe Siri dhe ka premtuar ndihmë nga Uashingtoni.

“Kam urdhëruar ekipin tim që të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në koordinim me Turqinë dhe të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme”, shkroi presidenti në Twitter.

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu bëri me dije se do të dërgojë specialistë të kërkim-shpëtimit dhe një ekip mjekësor emergjent në Turqi.

Ministria e Jashtme britanike tha se 76 specialistë të kërkim-shpëtimit do të mbërrijnë në Turqi të hënën në mbrëmje së bashku me katër qen kërkimi dhe pajisjet e shpëtimit.

“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje të mëtejshme sipas nevojës”, tha në një deklaratë James Cleverly, sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar. /albeu.com


Shtuar 6.02.2023 15:28