Transferimi i parë për Interin në janar mund të jetë një mbrojtës

Sipas Gazzetta dello Sport, mbrojtësi gjerman Matthias Ginter së shpejti do të vendosë destinacionin e ardhshëm të karrierës së tij, pasi ka bërë të ditur se nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Borussia Monchengladbach.

Propozimi i Interit është ai që e intrigon më shumë për momentin, i bindur edhe nga një propozim ekonomik tërheqës.

3,5-4 milionë në vit për katër vite. Ende nuk ka një vendim përfundimtar, por shenjat që kanë mbërritur në Marotta në orët e fundit tregojnë mire dhe se optimizmi që ai të nënshkruaj në janar është i lartë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 30.12.2021 12:49