Humb jetën 27-vjeçari në Cërrik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik. Fillimisht i raportua se në Cërrik një të riu i ka plasur bombola e gazit duke i marrë jetën.

Burimët zyrtare bëjnë me dije se 27 -vjecarit i ka plasur në duar një lëndë eksplozivi, duke i marrë jetën.

Sipas të dhënave të para, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 12:30 në një nga rrugicat e lagjes nr.3 në Cerrik.

Ndërkohë, si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, është dëmtuar edhe një automjet që ndodhej aty pranë. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 30.12.2021 12:47