Vetëm 27 vjeç, i riu në Cërrik vdes pasi i plas eksplozivi në duar

Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur në Cerrik ditën e sotme ku ka humbur jetën një djalë i ri vetëm 27 vjecar.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se atij i ka plasur në dorë një lëndë plasëse, sipas policisë në mënyrë aksidentale.

Viktima është shtetasi E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik,

NJOFTIMI I POLICISË:

Cërrik/Informacion paraprak

Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e  quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 30.12.2021 13:13