Dy vdekje dhe 693 raste me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1.480 teste, ndërsa janë regjistruar 693 raste të reja me koronavirus.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 826 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar dy viktima.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 333.360, numri i të shëruarve është 319.717, numri i të vdekurve është 9.400, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.243.