Gruda: Pjesëmarrja e përfaqësuesve të SHBA-së dhe BE-së shënon një etapë të re në Kuvend

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës u rikthyen sot në sallën plenare të Kuvendit, ku kërkuan vijimin e seancës konstituive. Në këtë seancë morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Zyrës së Bashkimit Evropian, ndryshe nga herët e mëparshme.

Të lidhura

None found

Sipas deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, prania e përfaqësuesve ndërkombëtarë përbën një zhvillim të ri për Kuvendin e Kosovës dhe përcjell një mesazh të qartë politik.

“Kuvendi i Kosovës përjetoi sot një moment të ri. Në seancë ishin të pranishëm përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian. Kjo nuk është vetëm një çështje protokollare, pasi në rrethanat aktuale prania e tyre merr një rëndësi të veçantë politike dhe tregon qartë se partnerët tanë ndërkombëtarë kundërshtojnë çdo përmbysje të rendit kushtetues”, shkroi Gruda.

Ai theksoi se puna e Kuvendit, zbatimi i Kushtetutës dhe respektimi i institucioneve shtetërore nuk mund të kushtëzohen nga vullneti politik i një partie ose i një individi.


Shtuar 28.08.2026 15:39

sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom girişHoliganbetjojobetjojobet girişsekabet