Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe ish-deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka njoftuar zyrtarisht për përfundimin e plotë të hetimeve ndaj saj lidhur me grantet e Ministrisë së Bujqësisë.
Në një postim, Pacolli u shpreh se ky vendim, sipas saj, tregon se ajo nuk ka ndikuar dhe as ndërhyrë në procesin e ndarjes së granteve nga ministria.
Të lidhura
None found
Ajo deklaroi se muajt e fundit është përballur me akuza dhe sulme nga përfaqësues të politikës dhe medias. Pacolli shtoi se e ka mohuar që nga fillimi çdo përfshirje në këtë çështje.
“E vërteta triumfoi”, shkroi ajo, duke falënderuar qytetarët që, siç tha, i besuan integritetit të saj dhe i qëndruan pranë gjatë kësaj periudhe.
Pacolli e shoqëroi njoftimin me mesazhin se drejtësia ka fituar, pasi hetimet ndaj saj janë përfunduar.







