Jadon Sancho nuk do t’i bashkohet Getafes, pasi sulmuesi anglez ka marrë një propozim financiar nga Arabia Saudite. Lajmin e bën të ditur eksperti i transferimeve i Marca-s, Matteo Moretto.
Klubi spanjoll kishte zhvilluar bisedime me Sancho-n, me synimin për ta rikthyer në La Liga. Sipas raportimeve të mëparshme, Getafe i kishte propozuar një pagë javore prej vetëm 10 mijë funtesh, megjithëse gjatë negociatave shifra mund të jetë rritur.
Të lidhura
None found
Oferta e Getafes nuk e bindi 26-vjeçarin. Ai e ka njoftuar klubin se ka marrë një ofertë fitimprurëse nga Arabia Saudite.
Klubi saudit, emri i të cilit nuk është bërë publik, është gati t’i plotësojë kërkesat financiare të futbollistit dhe t’i paguajë rreth tre milionë euro për pjesën e mbetur të sezonit.
Sancho është lojtar i lirë që prej verës së këtij viti, kur përfundoi kontrata e tij me Manchester Unitedin. Dy sezonet e fundit i kaloi në huazim, fillimisht te Chelsea e më pas te Aston Villa, por asnjëra skuadër nuk e bleu përfundimisht.
Arabia Saudite mund të jetë kështu ndalesa e radhës për sulmuesin anglez, i cili po kërkon një klub të ri për të vijuar karrierën.



