MPB nënshkruan kontratë mbi 2.1 milionë euro për dokumente dhe sisteme, pas negocimit

Me vlerë mbi 2.1 milionë euro, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka lidhur kontratë për blerjen e dokumenteve blanko dhe mirëmbajtjen e sistemeve të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve (DPD).

Të dhënat në platformën e-prokurimi tregojnë se tenderi u zhvillua përmes një procedure të negociuar, pa u publikuar njoftim për kontratë.

Të lidhura

None found

Kontrata iu dha, pas negociatave, grupit të operatorëve ekonomikë Augentic GmbH dhe IN Groupe, me adresë në Mynih të Gjermanisë.

Objekti i marrëveshjes përfshin furnizimin me dokumente blanko, ndër to pasaporta dhe letërnjoftime, si dhe mirëmbajtjen e sistemeve përkatëse të DPD-së.


Shtuar më 27.10.2026 20:32