Duam të ndërtojmë një Partizan shumë të fortë”, Bratu nuk zbulon formacionin para përballjes me Laçin

Pas barazimit pa gola ndaj Teutës, në takimin hapës të Abissnet Superiores të zhvilluar në stadiumin e Vorës, Partizani përgatitet për sfidën e radhës ndaj Laçit. Ndeshja e nesërme do të nisë në orën 18:30.

Të lidhura

None found

Edhe pse të kuqtë mbetën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të marrë nga Human, portieri Pano Qirko me ndërhyrjet e tij vendimtare shmangu një situatë edhe më të vështirë për skuadrën.

Trajneri i “Demave të Kuq”, Florin Bratu, foli para mediave për përballjen e javës së dytë dhe la të hapur formacionin që do të zbresë në fushë.

“Për formacionin do të presim deri nesër. Kemi disa probleme, ndërsa Human nuk do të jetë i gatshëm për shkak të kartonit të kuq. Ende nuk e kam përcaktuar 11-shen titullare, por kam edhe një ditë në dispozicion për të marrë vendimin e duhur”, u shpreh Bratu.

Sa i përket asaj që i pëlqeu më shumë në ndeshjen kundër Teutës, tekniku theksoi karakterin e treguar nga skuadra.

“Më pëlqeu shpirti i ekipit, diçka që për mua si trajner është shumë e rëndësishme. Për 60 minuta luajtëm me një lojtar më pak, ndërsa Human është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne. Skuadra më pëlqeu dhe tregoi karakter”, deklaroi ai.

Bratu shtoi se ndaj Laçit objektivi është marrja e tri pikëve, pavarësisht respektit për kundërshtarin.

“Në takimin e radhës duam ta kontrollojmë ndeshjen dhe të fitojmë. E respektojmë Laçin, por luajmë sërish në shtëpi dhe kemi nevojë për pikë. Për këtë arsye duhet të luftojmë. Gjatë gjithë javës e kemi përgatitur këtë përballje. Çdo kundërshtar ka pikat e veta të forta dhe dobësitë, ndërsa nesër do të shohim se si do të jetë situata. Për ne është e rëndësishme të paraqitemi më mirë se ndaj Teutës”, tha trajneri i Partizanit.

Bratu u shpreh i kënaqur edhe për aktivizimin e Dion Vatës, një futbollist i formuar në akademinë e klubit.

“Jam shumë i kënaqur për të, sepse është rritur te Partizani. Shpresoj që të bëhet shembull për të gjithë lojtarët e tjerë të akademisë, në mënyrë që edhe ata të zhvillohen dhe në të ardhmen të kemi më shumë futbollistë të rinj që ëndërrojnë të jenë pjesë e Partizanit”, theksoi ai.

“Më pëlqen shumë t’u jap hapësirë të rinjve. Tashmë gjithçka varet nga Vata, i cili duhet të vazhdojë të stërvitet me seriozitet. Partizani, por edhe futbolli shqiptar, mund të fitojnë një lojtar të mirë”, shtoi Bratu.

Sa i takon Fadairos, trajneri bëri me dije se lojtari do t’i bashkohet ekipit në ditët në vijim.

“Fadairo është lojtari ynë dhe jam shumë i lumtur për atë që ka treguar deri tani. Në ditët e ardhshme do të bashkohet me skuadrën dhe do të vijojë programin tonë”, u shpreh ai.

Bratu pranoi se është i kënaqur me grupin që drejton, por kërkon më shumë në vazhdim.

“Në këtë moment jam i kënaqur, por dua që në të ardhmen të jem edhe më i kënaqur. Të gjithë lojtarët po përgjigjen shumë mirë gjatë seancave stërvitore dhe kemi dëshirën për të ndërtuar një Partizan shumë të fortë. Fillimisht duhet të krijojmë një skuadër që jep shpirtin, pasi kjo është shumë e rëndësishme edhe në stërvitje”, deklaroi trajneri.

I pyetur për merkaton, Bratu preferoi të mos japë detaje dhe e përqendroi vëmendjen te përballja e radhës.

“Nuk dua të mendoj për merkaton. Jam i fokusuar vetëm te ndeshja e nesërme kundër Laçit”, përfundoi ai.


Shtuar 28.08.2026 15:40

sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobethttps://x.com/HorizonsLeParticasibom girişHoliganbetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahis