Pamje tronditëse janë publikuar në mediat amerikane ku shihet se si një person i maskuar qëllon me armë zjarri një 24-vjeçar në sytë e fëmijëve.
Incidenti ndodhi rrugëve të Neë York-ut, kur 24-vjeçari kishte dal një shëtitje me fëmijët e tij të vegjël 5 dhe 10 vjeç.
Duke u zvarritur dhe përpëlitur në cepin e trotuarit ku u rrëzua, 24-vjeçari shpëtoi teksa i maskuari rrezikoi mjaf edhe jetën e vogëlushve të cilët u përpoqën të mbrojnë babain.
I riu pavarësisht plagëve të marra ndodhet në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është tashmë e stabilizuar.
Policia është në kërkim të autorit i cili tentoi pa mëshirë të vriste 24-vjeçarin, duke rrezikuar edhe jetën e dy të miturve.