Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, u takua sot me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Biseda e tyre u përqendrua te procesi i integrimit të vendit në BE.
Në një reagim, diplomatja bëri të ditur se diskutuan për përgjegjësinë e Kuvendit në miratimin e reformave, përafrimin e ligjeve shqiptare me ato të Bashkimit Europian dhe sigurimin e llogaridhënies së ekzekutivit.
Të lidhura
None found
Sipas ambasadores, rruga drejt anëtarësimit kërkon përfshirjen e të gjitha palëve politike. Ajo theksoi gjithashtu se Kuvendi duhet të shërbejë si një hapësirë e mirëfilltë dialogu.







