Qelqi “Dembele”, mbaron Euro 2020 për yllin e Francës

Sulmuesi Ousmane Dembele është dëmtuar në ndeshjen e Francës ndaj Hungarisë.

Sipas gazetarit të afërt me Kombëtaren e Francës Mohamed Bouhafsi, lëndimi i Dembeles është më i rëndë se sa ishte menduar në fillim.

Sulmuesi është larguar nga grumbullimi i “Gjelave” dhe nuk do të paraqitet më në këtë Kampionat Evropian.

Dembele u inkuadrua në lojë në min e 57’ në ndeshjen e Hungarisë dhe u detyrua të largohet në min e 87’ për shkak të lëndimit.

Franca humb një futbollist të rëndësishëm për fazën tjetër të Euro 2020.

Shtuar 21.06.2021 11:29