Protesta e shtatë radhazi në Prishtinë për rastin e Arlinda Zekës

Qytetarët marshuan sërish në sheshin qendror të Prishtinës, duke shprehur zemërimin me vërshëllima dhe thirrje, në të shtatën mbrëmje radhazi të protestave për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekën.

Nën sloganin “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”, pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e ministrit Xhelal Sveçla dhe ministres Donika Gërvalla.

Të lidhura

None found

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati i saj, vetëm pak ditë pasi kishte paralajmëruar me shkrim institucionet se jeta e saj ishte në rrezik.

Ngjarja ndodhi menjëherë pasi ajo u kthye nga stacioni policor, ku kishte denoncuar ish-bashkëshortin për kërcënim. Rasti i saj ka shkaktuar një valë reagimesh, protestash dhe masash institucionale.

Ndër zhvillimet pas vrasjes është dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe pezullime të prokurorëve dhe policëve të përfshirë në trajtimin e çështjes.


Shtuar më 3.11.2026 17:43