Beniada Nishani nuk fshihet më, publikon foto romantike me partnerin e saj

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Beniada Nishani, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi ka ndarë një moment të ëmbël nga jeta e saj private.

Ajo ka publikuar në InstaStory një fotografi ku shfaqet pranë partnerit të saj, teksa të dy ndodhen të ulur në krevat. Krahas fotos, Beniada ka zgjedhur të ndajë edhe një dedikim plot humor dhe dashuri, ku shkruan: Është i duhuri kur të bën të gjitha fotot që do dhe nuk ankohet kurrë.”

Të lidhura

None found

Kujtojmë se Beniada e kishte bërë të ditur më herët se ishte në një lidhje dashurie, gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ishte shprehur se ndihej shumë e lumtur. Në atë kohë, ajo kishte zbuluar se partneri i saj ishte italian dhe se njiheshin prej vitesh, fillimisht si miq, përpara se raporti i tyre të kalonte në dashuri.

“Nuk jam single. Është dikush në jetën time. Nuk kam akoma një propozim, as një unazë. Nuk i dihet asnjëherë. Unë jam vajzë e çiltër. Por nga ana personale jam munduar të jem e tërhequr. Të mos i tregoj gjërat pa qenë zyrtare. Është i huaj, është italian. Duhet që mashkulli të propozojë, pastaj vendosim ne. Ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur. Kur gjërat i merr me pozitivitet, ecin më mbarë. Njihemi prej kohësh, kemi qenë shokë prej vitesh. Pastaj i mori guximin…sepse jam tradicionale shqiptare me të vjetrën. Kemi disa vite që njihemi”, deklaroi Beniada në atë kohë në “Goca dhe Gra”.


Shtuar më 3.11.2026 17:27