Ndihma ushtarake që SHBA-ja i jep Izraelit do të ndërpritet pas përfundimit të këtij viti, sipas një marrëveshjeje që presidenti amerikan Donald Trump tha se e kishte arritur muaj më parë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Në një intervistë për Fox News, Trump u shpreh se Izraeli nuk ka më nevojë për këtë mbështetje. Ai tha gjithashtu se disa demokratë dhe politikanë të majtë po e përdorin financimin amerikan për Izraelin për të kritikuar republikanët.
Të lidhura
None found
Sipas Trump, marrëveshja me Netanyahun parashikonte t’i jepeshin Izraelit 4 miliardë dollarë në vit, por këto pagesa tani do të ndalen. Presidenti amerikan shtoi se SHBA-ja do ta ndihmojë Izraelin nëse lind nevoja.








