Po shkëlqen në Euro 2020, Locatelli një hap larg Juventusit

Manuel Locatelli është kthyer në përparësi për kliubin e Juventusit gjatë kësaj merkato verore.

Mesfushori është kthyer në një nga pika më të forta të Italisë këtë EURO 2020.

Vlera e tij mund të rritet shpejt, e Juventusi po tenton ta bëjë të tijin para se vlera e tij të jetë e tepërt.

Sipas “TodoFichajes”, Juventusi ka përshpejtuar negociatat me Sassuolon ditët e fundit.

Sapo të përjashtohet kthimi i Pogba, ardhja e italianit shpresohet të mbyllet para fundit të muajit.

Marrëveshja mes dy klubeve mund të mbyllet për 48 milion euro. /albeu.com/


Shtuar 21.06.2021 11:20