Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij pamje nga takimi i sotëm në Bruksel, nga Samiti i NATOS.
Në fotogaleri, Rama shihet teksa ka takuar zyrtarë të lartë të shtetit.
Ajo që bie në sy, është dhe paraqitja e tij si rrallë herë. Rama ka vendosur “të heqë dorë” nga çitjanet dhe atletet, duke veshur një kostum blu, kollare dhe këpucë të zeza.
“Sot në Bruksel, Samiti i NATO-s”, shkruan kryeministri.