Personeli i KFOR-it stërvitet për evakuimin mjekësor me helikopterë

Ushtarë të Komandës Rajonale-Lindje dhe personel mjekësor i KFOR-it morën pjesë së bashku në një trajnim për evakuimet mjekësore dhe operacionet me helikopterë.

KFOR-i njoftoi se gjatë trajnimit u ushtruan procedurat për bartjen, zbritjen dhe ngritjen e pacientëve me helikopter.

Të lidhura

None found

Sipas KFOR-it, stërvitja synon të forcojë bashkëpunimin, sigurinë e aviacionit dhe gatishmërinë mjekësore, në mënyrë që pacientët të marrin trajtim efektiv që nga vendi i lëndimit e deri në nivelet më të larta të kujdesit shëndetësor.

Misioni ritheksoi përkushtimin e tij për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës, në përputhje me mandatin e OKB-së.


Shtuar më 3.11.2026 23:02