Desire Doue, sulmuesi i Paris Saint-Germain, ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke u bërë i barabartë me një rekord të vendosur nga Karim Benzema në Ligën e Kampionëve.
Talenti francez, i cili është 21 vjeç e 153 ditë, ka realizuar 13 gola në kompeticionin më prestigjioz evropian të klubeve përpara se të arrijë moshën 22 vjeçare.
Të lidhura
None found
Kjo statistikë e vendos atë në të njëjtin nivel me numrin e golave që legjenda franceze Karim Benzema kishte shënuar në Ligën e Kampionëve para se të mbushë 22 vjeç.
Në listën e lojtarëve francezë me numrin më të lartë të golave në këtë turne para moshës 22 vjeçare, vetëm Kylian Mbappe qëndron përpara tij, me 21 gola.
Në këtë mënyrë, sulmuesi i PSG-së po tregon vazhdimisht potencial të jashtëzakonshëm dhe po kthehet në një nga talentet më premtues të futbollit evropian.
Nëse e mban këtë ritëm, Doue ka shanse reale për të sfiduar edhe rekordin e Mbappes në vitet që vijnë.






