Marjana Koçeku u bëri thirrje Elisa Spiropalit dhe figurave të tjera të Partisë Socialiste që kritikat e tyre të mos mbeten në nivel deklaratash, por të shoqërohen me votë kundër kryeministrit Edi Rama.
Gjatë pjesëmarrjes në studion e emisionit Prime Neës24, deputetja e pavarur komentoi zërat kritikë ndaj qeverisjes që vijnë nga brenda mazhorancës socialiste. Sipas saj, përballja me lidershipin e Ramës kërkon një aksion të fortë politik nga të gjitha figurat e PS.
Të lidhura
None found
E pyetur nëse Spiropali ia cenon qetësinë kryeministrit, Koçeku u përgjigj pozitivisht, duke e mbështetur këtë vlerësim te retorika që ajo ka përdorur së fundmi.
Deputetja shtoi se do ta mbështeste një angazhim politik më të fuqishëm të të gjitha figurave socialiste, në mënyrë që qëndrimet e shprehura me fjalë të materializohen në votë.







