Izraeli paralajmëron SHBA-në dhe vendet e Gjirit për rrezikun e armëve kimike iraniane

Mundësia e përdorimit të armëve kimike nga Irani është bërë objekt i një paralajmërimi që Izraeli u ka përcjellë Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Gjirit. Sipas pretendimeve izraelite, Teherani po punon për zhvillimin e teknologjisë që do të mundësonte transportimin dhe lëshimin e këtyre armëve nëpërmjet raketave.

The New York Times raporton se, në vlerësimin e zyrtarëve izraelitë, ky rrezik kërkon vëmendje më urgjente se kërcënimi bërthamor. Për këtë mundësi, ata kanë vënë në dijeni edhe Uashingtonin.

Të lidhura

None found

Reagimet në Gjirin Persik nuk kanë qenë të njëjta: disa vende i kanë vlerësuar si të parëndësishme të dhënat e inteligjencës, kurse zyrtarë të tjerë po i trajtojnë me seriozitet paralajmërimet.

Nga ana tjetër, disa zyrtarë amerikanë shprehin dyshime për qëllimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Ata dyshojnë se ai po i shfrytëzon këto paralajmërime për ta shtyrë Donald Trumpin drejt një përballjeje tjetër me Iranin.


Shtuar më 3.11.2026 22:42