Me një paraqitje të mirë në transfertën ndaj Feyenoordit, Interi siguroi suksesin e dytë në Ligën e Kampionëve. Italianët u larguan me një fitore 3-0 dhe me tri pikë të rëndësishme, duke e çuar në gjashtë pikë totalin e tyre dhe duke përparuar në renditjen e kompeticionit.
Fillimi i vrullshëm i zikaltërve u shpërblye në minutën e tetë, kur Yann Bisseck zhbllokoi takimin. Goditja e tij e fuqishme dhe e bukur nga jashtë zonës e dërgoi topin në të majtë të portës.
Të lidhura
None found
Shifrat kaluan në 0-2 në minutën e 34-të, falë Francesco Pio Espositos. Pas një krosimi të saktë, ai goditi me kokë dhe gjeti rrjetën, duke zgjeruar avantazhin e Interit.
Pas pushimit, në minutën e 54-t, Piotr Zielinski realizoi golin e tretë të skuadrës italiane me një tjetër goditje të shkëlqyer nga jashtë zonës. Edhe Esposito e dërgoi sërish topin në rrjetë, por ndërhyrja e VAR-it solli anulimin e atij goli.
Megjithatë, suksesi i Interit pati edhe një moment shqetësimi: Marcus Thuram pësoi një lëndim dhe u detyrua ta linte fushën në minutën e 57-të.





