Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë në Bulqizë, pasi dyshohet se u sulmua dhe u kafshua nga një ari.
Ngjarja u raportua rreth orës 14:10, kur Spitali i Bulqizës njoftoi Sallën Operative të Komisariatit të Policisë se familjarët e shtetasit U. F. kishin kërkuar ndihmë mjekësore për të afërmin e tyre.
Të lidhura
None found
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Gjatë verifikimeve, ata konstatuan se 53-vjeçari kishte humbur jetën.
Trupi i pajetë i shtetasit U. F. u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme.
Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.







