Videoja 15-minutëshe brenda një “bunkeri” në Gjeorgji ku shihet një numër i madh i veturave klasike të mbuluara me pluhur, është bërë virale në rrjetet sociale.
Nuk është zbuluar ende se kush është pronari i veturave, por gjithsesi bëhet fjalë për një koleksion të mahnitshëm të veturave të njohura si “youngtimer”, që shënuan dy-tri dekadat e fundit. Në këtë grup hyn veturat rreth 20 vjet të vjetra që ende nuk e kanë arritur statusin “oldtimer”.
Bëhet fjalë për një garazh privat jo shumë larg kryeqendrës Tbilisi, e ku qëndrojnë të parkuar vetura si Lancia Delta, HF Integrale, Corvette ZR1, Maybach, Mercedes S600 e të tjera. Disa prej njohësve të veturave kanë pikasur edhe një BMW M5 (E34).
Mbetët të zbulohet se kush është pronari i tyre, por një është e sigurtë qysh tash, se nëse dalin në shitje ai do të fitojë shumë.