Erblin Osmani është përfshirë në stërvitjen e ekipit të parë të Bayern Munichut, pak kohë pasi debutoi me Kosovën në moshën 17-vjeçare.
Të lidhura
None found
Tekniku Vincent Kompany e ka thirrur talentin dardan në seancën përgatitore së bashku me yjet e skuadrës, e cila po përgatitet për ndeshjen e fundjavës kundër Augsburgut.
Në fotografitë e publikuara së fundmi nga Bayern Munichu, 17-vjeçari shfaqet pranë Harry Kane dhe Lennart Karl.
Megjithatë, mbetet ende e pasigurt nëse Kompany do ta përfshijë Osmanin në listën e lojtarëve për sfidën ndaj Augsburgut.
Osmani luajti për herë të parë me Bayern Munichun gjatë sezonit të kaluar dhe u bë futbollisti i dytë më i ri që aktivizohet në Bundesliga, në moshën 16-vjeçare.
Ai vendosi rekord edhe me përfaqësuesen e Kosovës, duke u shndërruar në lojtarin më të ri që debuton me fanellën “Dardane”. Debutimi i tij ndodhi në moshën 17-vjeçare, në ndeshjen kundër Irlandës.





