Jaguar ka zbuluar në Nju Jork Type 01, automjetin e saj të ri elektrik, me të cilin marka britanike hap një fazë të re pas ribrandimit të debatueshëm të vitit 2024.
Të lidhura
None found
Type 01 pritet të ofrojë një autonomi maksimale prej 724 kilometrash për një karikim të vetëm.
Automobili do të nisë të prodhohet në vitin 2027 në uzinën e Jaguar Land Rover në Solihull, në Britaninë e Madhe.
Çmimi fillestar do të jetë 130 mijë paund, ose afërsisht 150 mijë euro, ndërsa porositë do të çelen në fillim të vitit të ardhshëm.
Dalja në treg e modelit të ri ndodh në një periudhë të vështirë për JLR, e cila u përball me një sulm të gjerë kibernetik që ndali prodhimin për disa javë dhe solli humbje të konsiderueshme financiare.
Përmes Type 01, Jaguar synon të rifitojë një pozicion të fortë në segmentin premium të automjeteve elektrike, edhe pse përballet me konkurrencë gjithnjë e më të madhe nga prodhuesit kinezë. /Telegrafi/
