Drejtuesit e Juventusit takohen me Allegrin

Juventusi është i vendosur në mbrojtje të trajnerit Andrea Pirlo, por Tuttosport raporton kontakte midis pronarit Andrea Agnelli dhe ish-trajnerit, Massimiliano Allegri.

Zonja e Vjetër ka shprehur mbështetjen për Pirlon dhe insistojnë që ta konsiderojnë atë trajner edhe për sezonin e ardhshëm.

Por, gazeta raporton se situata po vlerësohet çdo ditë dhe ndeshja kundër Napolit mund të jetë vendimtare për trajnerin, pasi kualifikimi në Ligën e Kampionëve mund të rrezikohet.

Tuttosport raporton se ish-trajneri Allegri ishte takuar me presidentin Agnelli në Forte dei Marmi të shtunën, për një bisedë të shkurtër.

E gjitha është konsideruar normale në mjedisin e Juventusit, sipas gazetës, edhe nëse Allegri është informuar për një kthim të mundshëm në Continassa.

Pirlo me gjasë do të shkarkohet nëse nuk arrin që së paku të kualifikojë skuadrën për në garën më të madhe për klube në Evropë.


Shtuar 5.04.2021 04:04