Një 35-vjeçar me shtetësi kineze është denoncuar në Itali, pasi në dyqanin e tij vendosi njoftime që kërcënonin personat që mund të tentonin të vidhnin mallra.
Rasti u regjistrua në Pomigliano d’Arco, pranë Napolit. Policia bashkiake denoncoi pronarin e një dyqani me artikuj shtëpiakë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të kërcënimit të rënduar.
Të lidhura
None found
Kontrolli nisi pas ankesave të disa qytetarëve, të cilët kishin vënë re shkrimet kërcënuese brenda dyqanit, raportojnë mediat italiane. Efektivët gjetën disa fletë në vende të dukshme mes rafteve, ku shkruhej: “Kushdo që vjedh, e gjithë familja e tij do të vritet”.
Policia identifikoi tregtarin dhe ia kaloi çështjen Prokurorisë së Nolas. Fletët u sekuestruan si prova materiale, ndërsa dokumentacioni iu dërgua autoriteteve gjyqësore për shqyrtim të mëtejshëm.
Raportimet sugjerojnë se mesazhet mund të jenë vendosur për të parandaluar vjedhjet e përsëritura në dyqan, por ky motiv nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Autoritetet italiane po vijojnë hetimet. Pronari dyshohet për kërcënim të rënduar.







