Edon Zhegrova ka regjistruar nëntë raste të krijuara këtë sezon, më shumë se çdo lojtar tjetër i Juventusit, përveç Douglas Luizit, që kryeson me 11.
Shifrat e sulmuesit të Kosovës bien në sy edhe më shumë duke pasur parasysh se ai ka luajtur vetëm 141 minuta dhe nuk ka nisur asnjë ndeshje si titullar.
Të lidhura
None found
Megjithatë, trajneri Luciano Spalletti vazhdon ta lërë jashtë formacionit, edhe pse dy lojtarët e tij të krahut janë të dëmtuar. Vendimi ka habitur analistët, pasi Juventusi bëhet më kërcënues sa herë që Zhegrova futet në lojë.
Mbetet të shihet nëse ai do të aktivizohet të mërkurën, në ndeshjen ku Juventusi viziton Genoan. Takimi nis në orën 20:45.





