Moderatori Bledi Strakosha tregon betejën e vështirë shëndetësore: Brenda ditës të ndryshon jeta plotësisht

Moderatori dhe gazetari Bledi Strakosha, ka kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore, që e mbajti për 12 ditë nën kujdesin e mjekëve. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, Strakosha rrëfeu momentet e vështira, nga shfaqja e simptomave deri te diagnostikimi dhe ndërhyrja kirurgjikale.

“Rreth orës 11 e gjysmë të natës ngrihem nga divani për të shkuar në kuzhinë. Sa ngrihem, më fillon një dhimbje koke si therje, fillimisht në ballë dhe më pas në të gjithë kokën deri në fund të qafës”, tregoi ai.

Të lidhura

None found

Fillimisht, mjekët që shkuan në shtëpi nuk e konsideruan situatën urgjente. Të nesërmen, Strakosha shkoi në spital, ku pas analizave dhe skanerit me kontrast u zbulua hemorragjia cerebrale.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, moderatori e konsideron veten me fat që ia doli dhe e cilëson këtë përvojë si “një jetë të dytë”.

“Brenda ditës të ndryshon jeta plotësisht”, u shpreh ai, duke rrëfyer se kjo ngjarje e ka bërë të reflektojë mbi rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit.

Strakosha zgjodhi ta ndajë publikisht historinë e tij edhe për të ndërgjegjësuar njerëzit që neglizhojnë simptomat e pazakonta.

“Është gjithmonë ideja se do të të kalojë duke pirë një paracetamol, por nuk i marrim seriozisht disa simptoma që janë të pazakonta. Edhe unë kam shkuar i nxitur prej motrës”, tha ai.

Pas kësaj përvoje, moderatori thotë se do të nisë një jetë më të shëndetshme dhe do të përpiqet të heqë dorë edhe nga duhani, të cilin e konsumon që prej moshës 18-vjeçare.

 


sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahismariobetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom