Kërkohet masë e përkohshme nga Kushtetuesja për konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë

Gjykata Kushtetuese është vënë përballë kërkesës për të caktuar një masë të përkohshme lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re, pas dy kërkesave të paraqitura nga Partia Demokratike e Kosovës.

Të lidhura

None found

Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka deklaruar për KosovaPress se Kushtetuesja mund ta marrë një vendim të tillë edhe pa pritur komentet e palëve, pasi kjo çështje mbetet në diskrecionin e saj.

Ai ka thënë se, duke u mbështetur në praktikën e mëparshme të kësaj gjykate, vendimi për masën e përkohshme mund të merret brenda disa ditësh.

Sipas Jakajt, një masë e tillë do të pezullonte legjislaturën e njëmbëdhjetë dhe Qeverinë e sapozgjedhur. Në këtë rast, qeveria në detyrë e legjislaturës së kaluar do të rikthehej deri në marrjen e vendimit përfundimtar për kushtetutshmërinë e procesit.

“Gjykata Kushtetuese mund ta vendosë masën e përkohshme në kuadër të diskrecionit të saj, pa i marrë komentet e palëve. Nuk do të duhej të kalonte më shumë se kjo ditë, e premte, që gjykata të merrte një vendim të tillë. Bazuar në praktikën e saj, Gjykata vendos brenda dy-tre ditëve, pasi lënda të regjistrohet, të shqyrtohet nga gjyqtari raportues dhe të vlerësohet nëse bëhet fjalë për një çështje kushtetuese. Duhet të vlerësohet nëse ekziston rreziku i një dëmi të pariparueshëm nga një Kuvend i konstituuar në kundërshtim me Kushtetutën dhe nga një Qeveri e dalë prej tij. Më pas do të ndiqeshin procedurat për nxjerrjen e vendimit brenda 60 ditëve, afat brenda të cilit Gjykata Kushtetuese është e detyruar të vendosë për çështjen konkrete”, ka deklaruar Jakaj.

Lidhur me përfundimin e mundshëm të dy kërkesave të PDK-së, Jakaj ka vlerësuar se Gjykata mund të konstatojë se Kuvendi nuk është konstituuar brenda afatit të përcaktuar dhe ta kthejë procedurën në pikën ku ka nisur kontesti, përkatësisht te zgjedhja e nënkryetares nga PDK-ja.

Ai ka theksuar se mungesa e një rregullimi të qartë kushtetues për pasojat e moskonstituimit të Kuvendit brenda 30 ditësh e zvogëlon mundësinë që Kushtetuesja të urdhërojë drejtpërdrejt shpërndarjen e Kuvendit.

“Meqë nuk ekziston një dispozitë e qartë që përcakton se çfarë ndodh me Kuvendin e Kosovës nëse ai nuk konstituohet brenda 30 ditësh, nëse vendi duhet të shkojë në zgjedhje apo nëse pason ndonjë masë tjetër, Gjykata Kushtetuese pritet vetëm të konstatojë se afati është tejkaluar dhe ta rikthejë çështjen në gjendjen kur zonja Çitaku ishte propozuar për nënkryetare të Kuvendit. Besojmë se aty do ta kthejë procesin. Afati 30-ditor nuk sjell ndonjë pasojë tjetër, përveç nëse Gjykata ndryshon praktikën e saj dhe e interpreton normën kushtetuese në lidhje me shpërndarjen e Kuvendit, me qëllim që t’u japë një mësim deputetëve të Kuvendit të Kosovës, veçanërisht partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje. Megjithatë, është pak e mundshme që Kushtetuesja ta shpërndajë Kuvendin, pasi nuk ka ndodhur më parë që Gjykata ta bëjë këtë kur nuk ka pasur një dispozitë përkatëse. Nuk presim që ta shpërndajë”, ka shtuar ai.

KosovaPress i ka drejtuar pyetje Gjykatës Kushtetuese nëse do të marrë masë të përkohshme për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.

Kuvendi i Kosovës u konstituua më 13 shtator pa nënkryetaren e propozuar nga PDK-ja. Kjo parti e kishte pezulluar përkohësisht kandidaturën e Vlora Çitakut, pasi ajo nuk kishte siguruar votat e nevojshme në tentativën e parë.

Po atë ditë, pas konstituimit të Kuvendit, u formua edhe Qeveria e re e drejtuar nga Albin Kurti.


Shtuar 15.09.2026 14:24

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom