Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi një takim me shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.
Të lidhura
None found
Gjatë takimit u bisedua për stabilitetin, sundimin e ligjit dhe zhvillimet aktuale në Kosovë, si dhe për qëndrimet e LDK-së lidhur me to. Palët trajtuan gjithashtu nevojën për forcimin e rendit kushtetues, institucioneve demokratike dhe sundimit të ligjit në vend.
Sipas njoftimit të LDK-së, Abdixhiku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të afërt me partnerët ndërkombëtarë dhe rolin e EULEX-it në mbështetjen e institucioneve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe sigurisë. Ai shprehu gatishmërinë e partisë për komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me EULEX-in, me qëllim shkëmbimin e rregullt të informacionit dhe koordinimin për çështjet që lidhen me sundimin e ligjit, sigurinë dhe stabilitetin demokratik të vendit.
