Man City synon të arrijë të Haaland përmes markës “Puma”

Manchester City ka kthyer në prioritet nënshkrimin me sulmues norvegjez, Erling Haaland.

E tëra kjo mund të bëhet përmes firmës “Puma”, pai momentalisht Haalandit i skadon kontrata në verë me “Nike”.

Sipas Bild, “Puma” i ka ofruar 5 milionë euro norvegjezit për pesë vitet e ardhshme, me përpjekjet për ta larguar “Nike”.

Kështu, në rast që Haaland pranon, Man City beson që do ta këtë më të lehtë ta bindin, pasi siç dihet “Puma” është sponsor i skuadrës angleze.

Haaland ka klauzolë lirimi verën tjetër me vlerë 75 milionë euro.


Shtuar 10.10.2021 23:52