Telefonata që nuk vinte, por besimi nuk u shua kurrë – Milot Avdyli prek ëndrrën me kombëtaren e Kosovës

Momenti i shumëpritur më në fund erdhi për Milot Avdylin, i cili përjetoi atë që e kishte parë gjithmonë si objektiv të karrierës. I nisur që nga grupmoshat e reja të Kosovës dhe duke pritur për një thirrje nga Kombëtarja A, 24-vjeçari mori lajmin që shpreson çdo futbollist.

Të lidhura

None found

Avdyli e filloi rrugëtimin me Kosovën që në nivelet e para të moshave, duke i përshkuar të gjitha kategoritë, prej U16 deri në U21. Si pjesë e U21, ai mbante shiritin e kapitenit dhe luante në çdo sfidë, me shpresën se faza tjetër do të ishte Kombtarja A.

Por pas daljes nga ekipi U21, pritshmëria u zgjat dhe kontakti nuk ndodhi. Në një rrëfim të janarit në podcastin “Arena e Yjeve” të Telegrafit, ai tregoi se nuk kishte marrë asnjë mesazh, duke përshkruar ndjenjën e përbashkët të futbollistëve për ftesën.

“Është ëndrra më e madhe e çdo lojtari që të veshë fanellën e Kosovës. Edhe pse dola nga U21, kapiten dhe me ndeshje të plota, nuk pata asnjë sinjal nga Kombëtarja”, pohoi ai atëherë, duke shtuar se fokusi i tij mbeti te puna, golat dhe asistet. “Do të vijë dita të luaj për Kosovën, jam shumë optimist”, ishte shprehur Avdyli.

Pas tetë muajsh, pritja mori përgjigje. Përzgjedhësi Franco Foda e përfshiu në listën e Kosovës për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve, përballë Irlandës, dy herë me Austrinë dhe Izraelit. Trajneri vuri në dukje paraqitjet e mira dhe shkathtësinë e lojtarit, i cili di të mbulojë disa role në fushë.

“Avdyli bëri një sezon të mirë me paraqitje të spikatura. Luan si në mbrojtje të krahut të majtë, ashtu edhe në sulm, pra ka fleksibilitet. E meritoi ftesën”, deklaroi Foda.

Aktualisht pjesë e Celjes në Slloveni, Avdyli regjistroi në sezonin e kaluar 46 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar tri gola dhe duke ofruar 12 asistime. Edhe në edicionin aktual ka vijuar si element kyç, me 14 paraqitje, një gol dhe një asist.

Pasi iu bashkua grumbullimit të Kosovës, ai e përshkroi pritjen si shumë pozitive. “Më kanë mirëpritur jashtëzakonisht, si lojtarët me të cilët kam luajtur më parë, ashtu edhe ata me më shumë përvojë. Kjo vlen edhe për dy debutuesit e tjerë, ndihemi të lumtur”, tha Avdyli.

Ajo që vite më parë ishte vetëm një ëndërr, tani merr formë. Pas gjithë përvojës me ekipet moshore dhe shpresës së palëkundur, Avdylit i është dhënë mundësia të shkëlqejë në nivelin më të lartë. Tani mbetet në dorën e tij që pritjen e gjatë ta transformojë në një tregim suksesi me ngjyrat kuqezi.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetbetgitCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet