Goditje e rëndë për Barcelonën, ylli i skuadrës rrezikon të qëndrojë jashtë fushave më shumë se dy muaj

Andreas Christensen, mbrojtësi i Barcelonës, pritet të jetë jashtë fushave për rreth dy muaj, një periudhë shumë më e gjatë nga sa ishte parashikuar në fillim nga klubi katalanas.

Të lidhura

None found

Qendërmbrojtësi danez ka pësuar një dëmtim muskulor në pjesën e pasme të kofshës së majtë, lëndim ky që e mori gjatë ndeshjes së fituar 3-1 përballë Sevillas.

Raportohet nga Mundo Deportivo se lojtari do të humbasë minimalisht tetë takime, përfshirë përballjen e madhe El Clasico me Real Madridin, sfidën e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain muajin e ardhshëm, si dhe duelin e La Ligës me Atletico Madridin që luhet në nëntor.

Me këtë mungesë, trajneri Hansi Flick do të ketë në dispozicion vetëm Gerard Martin si alternativë qendrore për të luajtur përkrah Pau Cubarsit.

Tekniku gjerman mund t’i drejtohet edhe Eric Garcias dhe Jules Koundes në qendër të mbrojtjes në rast nevoje, megjithëse të dy këta futbollistë kanë luajtur kryesisht si mbrojtës të krahut të djathtë në javët e fundit.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetbetgitCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet