Licesteri i vendosi çmimin e “kripur”, Chelsea heq dorë nga Fofana

 

Sipas informacioneve të TodoFichjes, Chelsea ka refuzuar përfundimisht t’i afrohet nënshkrimit me Ëesley Fofana këtë verë.

Pavarësisht një marrëveshje me lojtari, tani për tani negociatat me Licesterin janë prishur totalisht.

“Dhelprat” aktualisht po kërkojnë një shifër afër 95 milion euro për të mbyllur marrëveshjen, një shumë që Londra e konsideron krejtësisht të tepruar.

Pavarësisht presionit që po ushtron lojtari, klubi nuk ka ndërmend të uli shifrën e kërkuar.

Kujtojmë që francezi rinovoi kontratën vetëm pak muaj më parë deri në vitin 2027./albeu.com 


Shtuar 16.08.2022 09:36