Interesi për Qipron rritet nga konfliktet dhe pasiguria, izraelitët blejnë prona dhe e konsiderojnë si “Plan B

Gjatë tri viteve të fundit, një numër në rritje izraelitësh kanë kryer blerje pronash dhe investime në Qipro, ku shumë prej tyre madje janë transferuar përfundimisht në këtë ishull.

Të lidhura

None found

Sipas DW, paqëndrueshmëria në Izrael dhe ndjesia e vazhdueshme e pasigurisë që pasoi sulmet e 7 tetorit 2023 dhe konfliktet e mëvonshme, kanë nxitur një fluks në rritje të izraelitëve drejt Republikës së Qipros. Për një pjesë të konsiderueshme të tyre, ishulli fqinj po kalon nga një pikë turistike dhe investimesh në një vendbanim të përhershëm dhe, në disa raste, në një alternativë rezervë nëse kushtet në Izrael degradohen më tej.

Një shtetas izraelit, i cili së fundmi bleu një banesë në një kompleks të gjerë rezidencial në rajonin e Limasolit në Qipro, u shpreh se dëshironte një alternativë sigurie në rast se jeta në Izrael bëhej edhe më e ndërlikuar. Një tjetër vuri në dukje afërsinë gjeografike dhe familjaritetin me ishullin: “Është vetëm 40 minuta larg me avion, me të njëjtin peizazh dhe klimë. Të jep ndjesinë sikur je në Izrael pa qenë aty në të vërtetë.”

Një person i tretë e arsyetoi zhvendosjen e tij me arsye biznesi, duke theksuar se shumë firma izraelite kanë zhvendosur një pjesë të veprimtarisë së tyre në Qipro, gjë që ua thjeshton marrëdhëniet tregtare me vendet e Bashkimit Evropian. Republika e Qipros ka një popullsi më pak se një milion banorë. Sipas përllogaritjeve të raportuara nga mediat izraelite, të paktën 3.000 familje izraelite banojnë tani në mënyrë të përhershme në Qipro, teksa ky numër shtohet me disa qindra çdo vit. Mediat izraelite njoftojnë gjithashtu se dhjetëra mijëra izraelitë kanë blerë prona në ishull. E përditshmja “Israel Hayom” ka bërë të ditur se rreth 20.000 izraelitë posedojnë prona në Qipro, edhe pse nuk jetojnë atje gjatë gjithë vitit.

Statistikat e Kadastrës së Qipros, të prezantuara para parlamentit, tregojnë se nga viti 2021 deri në vitin 2024 janë regjistruar 3.851 transferime pronash dhe kontrata shitjeje me blerës izraelitë, vetëm në distriktet bregdetare të Larnakës, Pafosit dhe Limasolit. Megjithatë, interesi i izraelitëve në Qipro nuk kufizohet vetëm me apartamente dhe shtëpi pushimi, por shtrihet edhe në blerje tokash, zhvillime turistike dhe projekte të mëdha investimesh.


Shtuar 23.09.2026 13:09

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetbetgitCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet