Shasivari: Integrimi evropian kërkon transformim institucional, jo thjesht harmonizim të ligjeve

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari, gjatë fjalës së tij në forumin “Kontributi i Dialogut të Strukturuar në Procesin e Integrimit Evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nga ‘Themelet’ dhe Më tej”, theksoi se integrimi evropian i vendit duhet parë si një transformim thelbësor i institucioneve dhe shërbimeve publike, e jo vetëm si proces i përshtatjes së legjislacionit.

Të lidhura

None found

Ai shtoi se integrimi evropian nuk nënkupton vetëm harmonizim të ligjeve, por një transformim të institucioneve, të mënyrës së punës dhe të mënyrës se si qytetarët i ndiejnë rezultatet e reformave.

Po ashtu, Shasivari nënvizoi rëndësinë e dialogut të strukturuar, i cili bën të mundur që reformat të perceptohen si pjesë e një kuadri më të gjerë evropian që lidh sundimin e ligjit, kapacitetin institucional, burimet njerëzore, dixhitalizimin, stabilitetin financiar dhe cilësinë e shërbimeve publike.

Ministria e Drejtësisë, në cilësinë e koordinatores së Kapitullit 23 për Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore, është e përkushtuar për zbatimin e përparësive reformuese të përcaktuara në Agjendën e Reformave, si dhe për ndjekjen e rekomandimeve të Komisionit Evropian, misioneve vlerësuese dhe punës së Nënkomitetit për Drejtësi dhe Punë të Brendshme.

Lidhur me Agjendën e Reformave, Shasivari vuri në dukje se ajo i lidh reformat me masa, afate dhe rezultate konkrete. Sipas tij, detyra e autoriteteve është që këto arritje të mos mbesin vetëm në dokumentet strategjike, por të bëhen të dukshme në punën e institucioneve dhe në shërbimet që u ofrohen qytetarëve.

Në fund, ai kujtoi se Maqedonia e Veriut tashmë merr pjesë në mekanizmat më të gjerë evropianë për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave themelore, gjë që hap mundësi shtesë për shkëmbimin e përvojave, praktikave dhe standardeve evropiane.


Shtuar 23.09.2026 12:57

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetbetgitCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet