“Jam i lumtur”, Berat Gjimshiti: Komplimente për Hysajn, ka bërë ndeshje fantastike

Shqipëria barazoi mes drithërimash në Hamburg, teksa sfida me Kroacinë u mbyll 2-2, në një sfidë mjaft emocionuese dhe të vuajtur nga lojtarët shqiptarë.

Shqipëria merr 1 pikë dhe mbajmë “gjallë” shpresat e kualifikimit.

Pas ndeshjes foli për mikrofonin e Klan TV trajneri mbrojtësi Berat Gjimshiti.

“Unë të them të drejtën sigurisht që jam i lumtur për ekipin sepse reagimi ka qenë i fortë. Janë nevojitur disa minuta për të kthyer kokën në fund. Në fund e merituam barazimin, nuk jam i lumtur me 2 golat që pësuam. Deri në minutën e 70 nuk kanë pasur rast 100%, i kemi mbrojtur shumë mirë. Ato 2 gola… nuk e di.

Kanë munguar disa gjëra, faullat, agresiviteti me Italinë. Sot ishin të gjithë gati të japin 100% në fushë dhe përballë emrave që kanë ato në mesfushë. Kemi bërë faulla dhe nuk i kemi lënë të luajnë, kjo është mënyra e duhur.

E njohim gjithë bota Spanjën, është favorit në çdo ndeshje që luan. Jo vetëm të fitojë ndaj nesh po dhe në turne i pari apo dyti. Do mundohemi t’i analizojmë shumë mirë, pse jo dhe t’i bezdisim. Në futboll gjithçka e mundur. Dhe sot kishim mundësi 2 gola të tjerë në pjesë parë me Manaj dhe Asllani. Do provojmë shanset me Spanjën.

Tifozët gjithmonë “on top”. I falenderoj shumë për përkrahjen që na bëjnë. Pjesa më e madhe pozitiv dhe shumë krenari. Aq më shumë jam i lumtur sot për reagimin nga Elsi Hysaj, i bëj komplimente. Ju thashë dhe dje ka eksperiencë. Jam shumë i lumtur që ka bërë ndeshje fantastike”, u shpreh Gjimshiti.


Shtuar 19.06.2024 17:54